Stil

Pas kandidaturës për kryetar Bashkie, Erion Isai shpërngulet në Ersekë

               Publikuar në : 17:32 - 15/05/19 marsela

Aktori i humorit Erion Isai do të shpërngulet në Ersekë bashkë me familjen, duke nisur një rrugëtim të ri në jetën e tij. Këtë detaj ai e ka zbuluar teksa ka qenë i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth vendimit të tij për të kandiduar për kryetar në Bashkinë e Kolonjës.

Ai tregoi se e sheh të gjithë këtë si një mundësi të mirë për të kontribuar për Kolonjën, vendin ku lindi dhe kaloi 15 vite të jetës.

“Dhe ne nesër shkojmë në qytetin tim, kam gjetur edhe shtëpinë ku do të jetojmë. Nesër do të shkoj unë, të rregulloj shtëpinë e të përgatis terrenin, dhe prej ditës së hënë, bashkëshortja ime dhe vajza ime stacionohen në Ersekë”, theksoi ai.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT