Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Një kleçke e ka ai”, qytetarët: Monika ndikoi te Meta, por Rama është me shpatë në dorë

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Pas muajsh deklaratash, akuzash, protestash dhe prej fillimit të qershorit fushatash; zgjedhjet nuk do të mbahen. Këtë gjë e ka deklaruar presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme. Gjatë të cilës shpjegoi arsyet pse anuloi zgjedhjet. Presidenti e legjitimoi vendimin e tij duke thënë se derisa palët të bien dakord nuk do të ketë zgjedhje, pasi vendi rrezikohet të përfshihet nga përplasje civile nëse vazhdohet kështu.

Teksa opozita këtë gjë e quajti një fitore, ndryshe mendon mazhoranca. Socialistët zyrtarisht kanë nisur procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

Por, çfarë mendojnë qytetarët për vendimin e Metës? Teksa qëndrimet e tyre janë të ndara, ata bashkohen kur thonë se janë të lodhur dhe palët duhet të mendojnë për zgjidhje tani. Dhe jo më me kokëfortësi individuale. Qytetarët thonë për Tirana Today se vendimi i Presidentit ishte i gabuar, madje disa aludojnë se në të ka gisht edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

“Ajo që bëri Meta është gabim, ai duhet ta kishte bërë më para. Dhe jo tani, ata kanë filluar fushatën. Si mund të bëhet kjo punë tani?! Unë mendoj se këtu ka një kleçkë. Se presidenti Meta e ka aty Monikën dhe ky është problemi kryesor. E pa ajo që nuk u shty dhe tha hajde ta bëjmë këtë punë.”

“Shumë gabim e ka Meta. Ai njëherë e kthen pllakën me Fatos Nanon, e la atë e shkoi me Berishën. E la këtë të fundit, shkoi me Ramën. Kurse tani iku nga Rama dhe u afrua prapë me Saliun. Nuk bën kështu, ai duhet të ikë si President. Por, fajin e ka Lulzim Basha. Se nuk fiton dot zgjedhjet dhe del e bën demonstrata.”

“Nuk është e drejtë ajo që bëri Meta. Në Parlament kanë hyrë demokratët e opozita e re, prapë njerëzit e vetë kanë vënë. Nuk e kuptoj se çfarë kërkojnë më. E drejtë e padrejtë, kur t’i nuk paraqitesh atëherë sigurisht që Rama do të marr Bashkitë.”

Por, ndryshe mendojnë të tjerë qytetarë, të cilët e quajnë këtë veprim si zgjidhjen më të mirë, duke mos mbajtur asnjë krahë.

“Vendimi i Metës është shumë i drejtë. Partia Socialiste tani duhet t’i vejë gishtin kokës se nuk ka mbetur Shqipëria me një njeri. Se ka shumë të tjerë këtu që e bëjnë punën më mirë. Edhe unë po të them, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje ky vend. Unë jam i sigurt se ai mund të thotë edhe që do fluturojë, si puna e atij gomarit. Dhe ai njëlloj është me të, i barabartë. Mua nuk ma ndjen për të, mund të përplasem me Edi Ramën ku të dojë ai.”

“Është më se normale veprimi i Presidentit. Kurse për kërcënimin e Ramës që të heqë Metën, është absurde. Rama do t’i heqë të gjithë e të rrijë vetë, të kthehemi si të ishim me Enverin. Kjo pritet, të ngrihet populli pastaj dhe t’i hajë veshët Ramës. Tani nuk ngrihemi si popull se këta janë të gjithë njësoj. Rama e mbush sheshin se ka lekë dhe i paguan të gjithë. Po këta që dalin të opozita, të gjithë PD-ja i paguan?! Paska lekë të madh.”

“Shumë i drejtë qëndrimi i Metës. Kurse deklaratën e Ramës për të kërkuar heqjen e Metës e prisja. Rama është Rama, gjithmonë më shpatë në dorë. Për karakterin e tiparet e Ramës ka të drejtë të flasë kështu.”

“Një lajmë jashtëzakonisht i mrekullueshëm, ku është parë të ketë zgjedhje me një parti. Për mendimin tim Meta ka vepruar shumë  mirë. Kurse deklarata e Ramës që ta heq si President është shumë e rëndë. Por, kjo edhe mund të ndodhë se nuk e lëshon pushtetin aq lehtë ai.”/ TIRANA TODAY

Tags: dekretinedi ramalulzim bashaMonika Kryemadhiopozitapartia socialistepopullipresidenti Ilir Metashtyhen zgjedhjet

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

“Rama dhe kur është vetëm, kërkon t’i vjedhë”, Mediu: KQZ mori vendim kriminal

Shkarkimi i Metës, kush është deputeti i parë që del kundër Ramës

Basha: Dy arsyet përse Rama luan blof me shkarkimin e Metës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com