Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nga “grushtet” ndaj Ramës te kërcënimet e 16 marsit, çfarë ndodhi në protestën e opozitës (Video)

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Nga “grushtet” ndaj Ramës te kërcënimet e 16 marsit, çfarë ndodhi në protestën e opozitës (Video)

Pas afro 4 orë, opozita ka mbyllur protestën para Parlamentit. Prej orës 10 kur filloi edhe seanca plenare, në ambientet e jashtme qytetarët bënin thirrje të vazhdueshme “Rama ik”.

Ndërkohë që opozita dorëzoi mandatet e veta afro dy javë më parë, sot në foltoren e protestës morën fjalën edhe kandidatët të cilët refuzojnë të marrin mandatin në listat e PD-së dhe LSI-së. Ndryshe ndodhi brenda seancës plenare, ku 4 deputetë të rinj nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kandidatë në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, pranuan mandatin pas dorëheqjes së opozitës.

Edhe në protestën e sotme, ish-deputetët e opozitës akuzuan kryeministrin Rama dhe kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ashtu si në tre protestat e para, nuk munguan as incidentet, por situata ishte më e qetë. Protestuesit nuk tentuan të çanin kordonin e policisë, ndaj edhe këta të fundit nuk u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

Por, përsëri protestuesit hodhën kapsolla dhe tymuese në drejtim të policisë. Më pas situata ka agravuar edhe në djegien e gomave, e disa prej tyre e nxorën revoltën ndaj një foto të kryeministrit Rama. Kurse një nga protestuesit hoqi xhaketën dhe e dogji në zjarrin e krijuar nga djegia e gomave.

Në gatishmëri ditën e sotme ishin 1.600 efektivë dhe të gjitha hyrjet në pedonalen që të çon tek Kuvendi u bllokuan me kordonë hekuri dhe forca policie. Në mënyrë që deputetët të arrinin të kalonin pa u shkaktuar incidente. Ndërkohë kryeministri Rama hyri me eskortë përmes pedonales, ndërsa deputetë e ministra të tjerë kaluan në këmbë.

Pas përfundimit të fjalës së Bashës përballë protestuesve, këta të fundit dhe ish-deputetët u nisën drejt KQZ-së për refuzimin e mandateve të kandidatëve të listave pasuese. Kryedemokrati Lulzim Basha i shoqëruar nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i PR-së Fatmir Mediu dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, hyri brenda KQZ për të dorëzuar refuzimin e mandatit nga dhjetëra kandidatë pasues. Në këtë moment pati edhe një përplasje mes policisë dhe protestuesve, të cilët kërkuan të çajnë kordonin.

Menjëherë pas mbylljes së protestës, në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor. Ekspertët e kriminalistikës nisën mbledhjen e provave dhe hapjen e hetimit.

Me një thirrje për bashkim më të madh në 16 shkurt, kreu demokrat e mbylli protestën në selinë e Partisë Demokratike.

Nëse do të ketë apo jo dhunë në protestën më të madhe të paralajmëruar nga opozita, Basha u përgjigj se opozita do vazhdojë protestat paqësore, por  asnjë digë nuk e mban dot zemërimin e popullit.

“Edi Rama e ka frikë popullin ndaj mund t’i japë zgjidhje politike krizës duke u larguar një orë e më parë. Sado të përpiqet ta zgjasë agoninë, aq më shumë do t’i shtohet makthi dhe fatura para popullit që do ta paguajë para drejtësisë, ndaj dua t’u bëj një thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në një tjetër akt vendimtar të hapjes së portave të Evropës të zgjedhjeve të parakohshme të lira e të ndershme pa Ramën dhe horrat e kriminelët e tij. Në një akt që do të na bashkojë trefish më shumë se me 16 shkurt. Më 16 mars në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes për të çliruar vendit dhe për të shpëtuar të ardhme tonë, zgjedhjet, ekonominë edhe PS”, tha Basha.

Seanca e radhës plenare është parashikuar të zhvillohet në 13 mars, përkundër njoftimit të mëparshëm që ishte në 14 mars, kjo pasi përkon me festën e Ditës së Verës. Ndërkohë që opozita e bashkuar ka paralajmëruar për protesta sa herë që të ketë seancë parlamentare, ende nuk dihet nëse do të ketë tubime në 13 mars./ TIRANA TODAY

Tags: edi ramagaz lotsjellesincidenteKQZlulzim bashamandatetopozitapoliciaprotestaseanca plenare

TË LIDHURA

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje
Aktualitet

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje

20:35 | 18/02/2026
Meta uron myslimanët: Paqe dhe harmoni në çdo familje, Ramazani muaj reflektimi
Politikë

Meta uron myslimanët: Paqe dhe harmoni në çdo familje, Ramazani muaj reflektimi

20:17 | 18/02/2026
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person

19:40 | 18/02/2026
Next Post
Pas dhunë në Kamëz, arbitri i Superiores i futet boksit (Video)

Pas dhunë në Kamëz, arbitri i Superiores i futet boksit (Video)

Kriza politike fut në sherr të huajt, Doris Pack: PE të qortojë Fleckenstein

Kriza politike fut në sherr të huajt, Doris Pack: PE të qortojë Fleckenstein

“Dosja 339”, fundi i makthit të Ramës

“Dosja 339”, fundi i makthit të Ramës







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje
Aktualitet

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje

by mirseda
20:35 | 18/02/2026
0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se vendi i tij do ta gjente të pranueshme perspektivën e...

Meta uron myslimanët: Paqe dhe harmoni në çdo familje, Ramazani muaj reflektimi

Meta uron myslimanët: Paqe dhe harmoni në çdo familje, Ramazani muaj reflektimi

20:17 | 18/02/2026
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person

19:40 | 18/02/2026
Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

Salianji: Berisha të dorëhiqet, e ka në statut! Nuk më keqpërdor dot as ai, as Rama

19:02 | 18/02/2026
Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Ramazanin, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Ramazanin, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

18:47 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com