Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Largimi nga PD-ja i Rudina Hajdarit, irritohen qytetarët: Në asnjë mënyrë, është vajza e Azemit!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Largimi nga PD-ja i Rudina Hajdarit, irritohen qytetarët: Në asnjë mënyrë, është vajza e Azemit!

Prej datës 21 shkurt teksa deputetët e opozitës dorëzuan mandatet, një nga emrat më të përfolur ishte edhe Rudina Hajdari. Njëjtë si kolegu i saj Myslym Murrizi, i cili vendosi të mos e dorëzoi mandatin, edhe Hajdari pas konsultimeve me ndërkombëtarët deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen. Deputetja në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi zyrtarisht se nuk do të djegë mandatin.

Kështu me këtë refuzim, ajo doli kundër vendimit në bllok të grupit të PD-së. Teksa deputeti Murrizi pak kohë pasi doli hapur që nuk do e dorëzonte mandatin, u përjashtua nga grupi demokrat. Madje shumë e etiketojnë edhe si tradhtar. Ndryshe ka ndodhur me vajzën e “liderit të studentëve të Dhjetorit”, Azem Hajdari; demokratët ende nuk kanë marr një vendim. Edhe pse në dalje të ndryshme televizive e kanë shprehur qartë që nuk do të veprojnë ndryshe nga Murrizi. Edhe Hajdari duhet të “ndëshkohet” për vendimin që mori për të qëndruar në Parlament.

Gjë e konfirmuar edhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili tha se “PD nuk duhet të veprojë me dy standarde”, duke nënkuptuar se përderisa u përjashtua Murrizi duhet të përjashtohet dhe Rudina Hajdari.

Ndërkohë qytetarët shprehen për Tirana Today se vendimi për largimin e Hajdarit nga Kryesia e PD-së është i gabuar.

“Nuk ka arsye përse të përjashtohet, ajo ka punuar për atë vend që është. Për më tepër që mandati është vetjak, ajo nuk e ka me Lulin.”

“Rudina Hajdari e meriton për të qenë në atë pozicion që është. Ajo ka vendin e vetë dhe i takon. Është një vajzë e re, i përshtatet kohës së sotme e demokracisë. Pse duhet ta përjashtojnë?!”

Disa prej tyre e lidhin arsyetimin me faktin që deputetja është pasardhësja e themeluesit të PD-së. Dhe në asnjë mënyrë sipas tyre nuk është e drejtë që ajo të largohet, nga diçka që ende ka për simbol figurën e Azem Hajdarit.

“Në asnjë mënyrë vajza e Azem Hajdarit të mos jetë pjesë e PD-së. Azemi ka luftuar për demokracinë, edhe ai mbetet akoma gjallë. Deputetët kanë bërë shumë gabim që i kanë dorëzuar mandatet. Kurse Rudina do vazhdojë të ekzistojë. Bashës të mos i pëlqejë vetja se është kryetari i Partisë Demokratike, se atë po e mban Sali Berisha në krah, ai vetë asgjë nuk po bën.”

“Nuk kanë si ta përjashtojnë, pasi ka qenë babai i saj që e ka formuar atë parti. Është një vendim shumë i gabuar.”

Të pakët janë ata qytetarë të cilët thonë për Tirana Today se fakti që ajo është vajza e Azem Hajdarit duhet të ndikojë në këtë vendim. Duke shtuar se edhe ajo duhej të dorëzonte mandatin, njëjtë siç bënë pjesa më e madhe e demokratëve.

“Ajo varet sa kontribut ka dhënë ajo vetë, jo i ati. Pasi ai po ka dhënë, kurse ajo duhet të shihet sa kontribut ka dhënë tani.”

“Rudina Hajdari duhej të rrinte me PD-në edhe ajo të ishte si shumica. Të kalonte në kauzën e PD-së, sigurisht që ta dorëzonte mandatin.”

“Po, duhet të përjashtohet. Nuk ka të drejtë ajo të jetë më pjesë e grupit demokrat. Si atë, si Murrizin e të tjerët i ka vënë Basha dhe ato duhet t’ia dinë për meritë atij që janë aty.”/ TIRANA TODAY

Tags: Azem Hajdarideputetjalulzim bashamandatinnuk dorëzonpartia demokratikeRudina Hajdari

TË LIDHURA

Kapet me lëndë narkotike gati për shitje, pranga 29-vjeçarit në Fier
Aktualitet

Kapet me lëndë narkotike gati për shitje, pranga 29-vjeçarit në Fier

12:24 | 21/10/2025
Presidentja e Komisionit të Venecias: Shqipëria ka bërë hapa madhorë për reformimin e gjyqësorit!
Shqipëria

Presidentja e Komisionit të Venecias: Shqipëria ka bërë hapa madhorë për reformimin e gjyqësorit!

12:19 | 21/10/2025
Bylykbashi: Jemi pacientë të ‘Venecias’ për zgjedhjet dhe për drejtësinë
Politikë

Bylykbashi: Jemi pacientë të ‘Venecias’ për zgjedhjet dhe për drejtësinë

12:17 | 21/10/2025
Next Post
Në ditëlindjen tënde Azem, dy të vërteta po ti them   

Në ditëlindjen tënde Azem, dy të vërteta po ti them  

“Nuk kemi pse shkojmë në Lozanë”, propozimi i Ramës: Të krijojmë Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

Merr fund bojkoti, Duka: Ja kur do të kemi sërish aktivitet

Rudina Hajdari i vë ‘shkelmin’ PD-së: Po dëmtoni integrimin e Shqipërisë!

Rudina Hajdari i vë ‘shkelmin’ PD-së: Po dëmtoni integrimin e Shqipërisë!







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Kapet me lëndë narkotike gati për shitje, pranga 29-vjeçarit në Fier
Aktualitet

Kapet me lëndë narkotike gati për shitje, pranga 29-vjeçarit në Fier

by mirseda
12:24 | 21/10/2025
0

Një 29-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Fier, pasi u kap me doza kanabisi gati për...

Presidentja e Komisionit të Venecias: Shqipëria ka bërë hapa madhorë për reformimin e gjyqësorit!

Presidentja e Komisionit të Venecias: Shqipëria ka bërë hapa madhorë për reformimin e gjyqësorit!

12:19 | 21/10/2025
Bylykbashi: Jemi pacientë të ‘Venecias’ për zgjedhjet dhe për drejtësinë

Bylykbashi: Jemi pacientë të ‘Venecias’ për zgjedhjet dhe për drejtësinë

12:17 | 21/10/2025
Mirditë/ Rrëshqiti në lumin Fan i Vogël, ndërron jetë 49-vjeçari

Mirditë/ Rrëshqiti në lumin Fan i Vogël, ndërron jetë 49-vjeçari

11:24 | 21/10/2025
Zyra e BE në Tiranë: Qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga transferta më të lira

Zyra e BE në Tiranë: Qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga transferta më të lira

11:01 | 21/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com