E mërkurë, 27 Janar, 2021
8 C
Tirana

Rudina Hajdari i vë ‘shkelmin’ PD-së: Po dëmtoni integrimin e Shqipërisë!

Në intervistën e dhënë për “Zërin e Amerikës”, Rudina Hajdari do ti jepte goditjen e fundit PD-së. Ajo ka lëshuar një sërë deklaratash të forta, e ndërsa konfirmoi se nuk do ta digjte mandatin, sikundër kanë vepruar kolegët e saj.

Sipas saj, vendimi bashkërisht i ndërmarrë nga ana e opozitës për djegien e mandateve, dëmton mbi të gjitha interesin e Shqipërisë. Ndodhur në këto kushte, sipas deputetes së PD-së, vendimi i partive opozitare mund ta çojë vendin në destabilitet.

“Ky vendim ‘en block’ dëmton interesin e Shqipërisë, dëmton në dy mënyra interesin e Shqipërisë. Dëmton procesin e integrimit, dhe marrëdhëniet me partnerët tanë, veçanërisht SHBA.

Ky vendim mund të na kushtojë shumë shtrenjtë. Ky vendim mund të na çojë edhe në destabilitet. Unë do doja që Shqipëria të mos e vuante kurrë këtë”, u shpreh deputetja demokrate.

Rudina Hajdari del kundër partisë. Ja çfarë ka thënë Basha për të

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Moscertifikimi i Kurtit, Vetëvendosja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme

Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për moscertifikimin e...

Nusreti në telashe, policia e heton për videon e publikuar në rrjetet sociale

Shefi i kuzhinës më i famshëm në botë, Nusret Gokçe, po hetohet nga policia në vendin e tij, pas një videoje që ka publikuar...

Dalim për një kafe andej nga mbledhja

Nga: Frrok Çupi Kafja duket se është shtruar me mermerin e famshëm të Muhurit, por nuk ka ngrohje. Pesë a gjashtë burra kanë ardhur për...

Britani: Shtyhen masat anti-covid edhe për 3 javë, shkollat mbeten të mbyllura

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson deklaroi se nuk ka shpresë për ndonjë lehtësim të bllokimit për tre javë të tjera, duke përjashtuar...

Nuk justifikon 8 mln lekë, skeda e pasurisë së ministrit Pandeli Majko

Pandeli Majko ka një karrierë të gjatë politike në Shqipëri, i zgjedhur dy herë si kryeministër dhe për 6 legjislatura si deputet i Partisë...