Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Koronavirusi përballë fëmijëve, nënave shtatzëna dhe moshës së tretë

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
Koronavirusi përballë fëmijëve, nënave shtatzëna dhe moshës së tretë

Intervistoi: Marsela Sinani

Studimet e publikuara nga Kina tregojnë se koronavirusi prek mësë shumti të sëmurët dhe moshat e vjetra. Rreziku më i madh paraqitet te mosha 80 vjeç e sipër, për të cilët vdekshmëria është 14,8 për qind. Për nga gjinia, burrat janë më të predispozuar për të zhvilluar komplikacione të rënda, ndërsa pacientët më në rrezik janë ata që vuajnë nga zemra, diabeti, sëmundjet e mushkërive dhe hipertensioni. “Tirana Today” ka kontaktuar sociologen Marsida Simo, se si mund ta menaxhojmë situatën. Kjo me theks të veçantë tek fëmijët e vegjël, nënat shtatzëna e mosha e tretë.

A janë fëmijët më pak të ekspozuar? Çfarë i mbron më shumë të rinjtë? Trupi i fëmijëve mund të jetë në gjendje që t’i përgjigjet më mirë infeksionit, pasi ka një sistem imunitar më reagues. Gjatë epidemisë së SARS 2002-2003 që preku 8 mijë persona duke vrarë 774, ishin vetëm 80 rastet e prekjes që u dëshmuan te fëmijët dhe 55 rastet e dyshuara. Asnjë fëmijë apo adoleshent nuk humbi jetën nga SARS. Gjatë epidemisë së MERS, një tjetër infeksion nga koronavirusi, në Arabinë Saudite në 2012 dhe në Korenë e Jugut në 2015, pjesa më e madhe e fëmijëve të prekur nuk zhvilluan asnjëherë simptoma.

Sociologia Marsida Simo këshillon nënat si të sillen me fëmijët, teksa çdo ditë përballen me frikën nga koronavirusi.

“Të gjendur tashmë përballë faktit që çdo edicion qëndror i lajmeve ka në thelb termin koronavirus, është e pashmangshme që fëmijët mos të pyesin se çfarë është, dhe përse po ndihet ky shqetësim ndryshe nga lajmet e tjera.

Ndër shumë misione që ka prindi, është të japë siguri dhe me fjalë të thjeshta afër të vërtetës, të japë shpjegime fëmijëve në lidhje me këtë që po ndodh aktualisht. Tashmë informacioni po qarkullon me shpejtësi, dhe fatmirësisht ka fakte ku mund të bazohen për t`i shpjeguar fëmijës si një përrallë, se si ky virus i vogël si shumë të tjera që qarkullojnë rreth nesh, mund të parandalohet, duke u ushqyer sa më mirë, duke marrë vitaminat e nevojshme, si dhe duke mbajtur higjenën e përditshme.

Madje sipas ekspertëve, fëmijët janë aq të fortë, sa këtë virus e luftojnë më me lehtësi. Prindërit duhet të kuptojnë se rritja e emergjencës brenda mendjes, nuk ndihmon apo largon këtë virus. Kjo është një tjetër sprove që duhet ta kalojnë”, shprehet ajo.

Po me gratë shtatzëna si duhet të veprohet?

“Një tjetër grup personash tepër të shqetësuar këtë përiudhë janë nënat shtatzëna, të cilat për shkak edhe të gjendjes së tyre emocionale, e kanë edhe më të vështirë të vetë qetësohen. Kërkohet një mbështetje nga ana e partnerëve si dhe të njerëzve të tjerë që janë ekspertë të fushës. Fokusi i këtyre nënave duhet të përqendrohet tek aktivitete të tjera, për tu shpërqendruar në mënyrë që të lihet sa më pak kohë drejt mendimeve negative. Po ashtu e këshillueshme është të qendrojnë sa më larg lajmeve negative. Ka shumë nëna shtatzëna të cilat kanë lindur në vendet e emergjencës, dhe fatmirësisht janë shumë mirë dhe fëmijët po ashtu. Sipas të dhënave, femrat kanë përqindjen më të ulët të të prekurve”.

Mosha e tretë, me rëndësi komunikimi dhe kujdesi i vazhdueshëm.

“Pavarësisht se dhamë lajme të mira për fëmijët dhe gratë, nuk duhet të harrojmë edhe moshën e tretë e cila është e friksuar. Do të ishte jo njerëzore të lehtësohemi kur të prekur janë kryesisht mosha e vjetër, a thua ata nuk janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë apo familjes tonë.

Mbani sa më afër gjyshet dhe gjyshërit dhe kujdesuni më shumë për ta. Edhe pse pak të vështirë për ta menaxhuar ndonjëherë këtë moshë, për shkak edhe të mentalitetit që ata vetë krijojnë prej viteve që kanë mbi supe, duhet të gjejmë një urë komunikimi për t`i shpjeguar mënyrat e parandalimit dhe kujdesit të mëtejshëm. Monitorimi i vazhdueshëm, nuk do të ishte i tepërt në këtë periudhë”, deklaron sociologia Marsida Simo.

TIRANA TODAY

Tags: italikinekoronavirusmarsida simoshqiperi

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
Pas përhapjes së koronavirusit, Kina ndërmerr këtë vendim

Pas përhapjes së koronavirusit, Kina ndërmerr këtë vendim

Si u masakruan 22 intelektualë shqiptarë

Si u masakruan 22 intelektualë shqiptarë

Frika nga koronavirusi/ Radhë super të gjata njerëzish për të blerë një maskë

Frika nga koronavirusi/ Radhë super të gjata njerëzish për të blerë një maskë

JU REKOMANDOJMË

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com