Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Kishin planifikuar të derdhej gjak”, PD nxjerr emrat (VIDEO)

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Kishin planifikuar të derdhej gjak”, PD nxjerr emrat (VIDEO)

Partia Demokratike ka publikuar sot emrat e atyre që i cilëson si mercenarë të ish-kryeministrit Sali Berisha, që morën pjesë në protestën e 8 janarit. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, PD citon se Berisha dhe banda e tij dështuan me turp, pasi u braktisën sipas kësaj partie, nga demokratët. Sipas kësaj force politike, ish-kryeministri Berisha nuk mban më dot peng as PD-në dhe as Shqipërinë.

Nga ana tjetër, SHBA ka paralajmëruar se do të vendosë sanksione ekonomike ndaj të gjithë atyre që cilësohen si rrezik për të. Shumë personave “non grata” u janë bllokuar biznese e pasuri, ndërsa sinjalet janë se SHBA mund të marrë masa edhe ndaj bizneseve që kanë financuar aktivitetet e Berishës.

Të martën, ish-kryeministri në një studio televizive akuzoi Bashës, se i ka dhënë ambasadës një listë me të gjithë biznesmenët që e kanë financuar. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë me shumë gjasë SHBA do vendosë sanksione ndaj bizneseve që operojnë përmes degëve të tyre në SHBA.

“Basha i ofroi një listë me biznesmenë që ndihmojmë “Foltoren” zotit Escobar. Njerëz që kurrë Berisha nuk ka kërkuar jo në “Foltore”, por edhe më përpara asnjë qindarkë të vetme. Ata thirren një nga një në Ambasadë për të dhënë llogari siç u thirrën gazetarët që të mos transmetojnë “Foltoren”. E gjitha është kjo. Ata që i besojnë Bashës, bëjnë gabim të jashtëzakonshëm”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha të martën në mbrëmje.

Ja se çfarë shkruan PD

“Për fat të mirë në 8 janar nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh. Ai personalisht e ndolli dhe frymëzoi vetë dhunën per javë me radhë, që kur deklaroi se PD nuk meritonte të ekzistojë nëse nuk e mbronte atë pas shpalljes non-grata për korrupsion. Por Berisha dhe banda që ai mblodhi dhe përzgjodhi me kujdes, dështuan me turp sepse demokratët i braktisën. Ai nuk mban më dot peng as PD-në dhe as Shqipërinë. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për tu ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”.

Tags: bashaBerishaPDprotesta

TË LIDHURA

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit
Politikë

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal
Aktualitet

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Next Post
“Piku më i lartë në 2 vite pandemi”, zbardhet vendimi i Komitetit të Ekspertëve

“Piku më i lartë në 2 vite pandemi”, zbardhet vendimi i Komitetit të Ekspertëve

Berisha shkon Prokurori: Jam thirrur nga Rama e jo nga Basha!

Berisha shkon Prokurori: Jam thirrur nga Rama e jo nga Basha!

Koreja e Jugut nis importin e pilulës antivirale nga Pfizer

Koreja e Jugut nis importin e pilulës antivirale nga Pfizer







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite
Bota

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

by mirseda
23:10 | 03/03/2026
0

Një dron iranian ka goditur një stacion të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane ( CIA ) në...

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

23:07 | 03/03/2026
Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

22:36 | 03/03/2026
Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

22:08 | 03/03/2026
Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

21:22 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com