Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gropa që i hapi vetes, Ilir Meta

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Gropa që i hapi vetes, Ilir Meta

Skënder Minxhozi/Zakonisht në publicistikë përdoret shpesh termi “furtuna perfekte”. Lidhet me ato raste kur situatat janë të tendosura dhe kur pas kthesës priten zhvillime të bujshme. Është e vështirë ta huazosh këtë shprehje kur vjen fjala për fushatën apatike e deri diku qesharake të 25 qershorit ku mbizotërojnë batutat, mungesa e programeve dhe përballjet direkte.

Veçse një variante të togfjalëshit të mësipërm mund ta përdorim pa frikë, kur vjen fjala për të gjetur një cilësor të përshtatshëm për pozitën në të cilën ndodhet në këto zgjedhje LSI, kryetari dhe sidomos ish-kryetari i saj. Ja përse!

Nëse ka një sektor të tensionuar dhe agresiv të fushatës, ky është ai që mbulohet nga e kuqja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pa pulsin dhe polemikën që po i jep zgjedhjeve kjo parti, me siguri që do të asistonim në fushatën më të çngjyrosur e të mërzitshme shqiptare të të gjitha kohërave.

Tashmë aleatët e përjetshëm strategjikë janë për njëri-tjetrin “organizatë kriminale” ose “shushunja që duhen shtypur me votë”. Ky evolucion për së prapthi i dyshes Rama-Meta në harkun e më pak se një muaji, më saktë që nga 17 maji 2017, i ka shtyrë në harresë edhe takimet ciklike që kryenin dikur mes tyre, edhe rrahjet e shpatullave në publik, edhe darkën e famshme të Pazarit të Ri me gati-marrëveshjen që pasoi, edhe ftesat e kreut të PS për të rinovuar martesën katërvjeçare dhe gjithë pjesën tjetër të rrugëtimit që këto dy parti bënë në qeverisje gjatë katër viteve.

Tani në mejdanin e fushatës ndodhen përballë jo më dy partnerë, por dy armiq. Dhe siç është e zakonit, kur flitet për luftën brenda llojit, përballja është e ashpër dhe akuzat fluturojnë pa doganë dhe pa kursim nga njëra anë në tjetrën. Sot për shembull mësojmë nga goja e përfaqësuesve të lartë të LSI se akuzat e dikurshme për depozitimin e mbetjeve në territorin e Shqipërisë nga ana e qeverisë Rama, janë të vërteta e jo thashetheme. Siç vetë LSI thoshte dikur me heshtjen e saj.

Duket paradoskale, por Ilir Meta e përgatiti me duart e tij këtë panoramë surreale që shohim sot. Ftoi me ngulmim opozitën në qeverinë Rama (jap katër ministrat e mi, madje edhe dorëheqjen nga President, nëse është nevoja), refuzoi me kokëfortësi ftesat e panumërta publike të Ramës për koalicion parazgjedhor, me kushtin që ai të bindte opozitën për të hyrë në zgjedhje, duke i krijuar asaj besimin tek procesi (qeveria e besimit), përsëriti deri në mërzi tezën se pa opozitën, votimet e 18 qershorit ishin të pavlefshme, i dha të drejtë më shumë se një herë kërkesave që Basha përsëriste çdo ditë nga Çadra dhe nuk merakosej fare kur e etiketonin rëndom si garantin kryesor të Çadrës.

Gërmoi pra, me duart e veta një gropë të madhe dhe të thellë, të cilën as nuhatja e jashtëzakonshme dhe as përvoja e gjatë politike 26 vjeçare, nuk e ndihmuan që ta shihte, megjithëse e kishte shumë pranë. Vetëm pak metra larg zyrës së tij, disa dhoma më tutje, aty ku Rama dhe Basha u mbyllën për katër orë rresht në 17 maj, duke përgatitur kurthin më të madh politik që është stisur ndonjëherë ndaj kreut të Kuvendit, njëherësh president i zgjedhur i vendit.

Ilir Meta kishte parashikuar gjithçka në lojën politike shqiptare të 13 vjetëve të fundit, qëkurse hodhi në tregun politik siglën e re të LSI në vitin e largët 2004. “Falli” i tij se kjo forcë politike do bënte barometrin në politikën shqiptare, kishte qenë ndër parashikimet më të gjetura të historisë pluraliste të Shqipërisë dhe vargu i gjatë “viktimave”, i cili filloi me Nanon, vazhdoi me Ramën dhe vijoi me Berishën në 2013, është prova materiale sesa përcaktuese ka qenë kjo parti politike në dekadën e fundit politike të Shqipërisë.

Vetëm një element nuk përfshihej në asnjë nga kombinacionet hipotetike të kryetarit të LSI: që LSI të mos ishte fare pjesë e ndonjë vendimmarrjeje e kompromisi politik. Me fjalë të tjera, që LSI të mos ishte faktor relevant në tryezën e ndarjes së pushtetit. Qëkurse LSI hyri në parlamentin e vitit 2005 me pesë mandate, ajo nuk ka qenë kurrë më parë kaq pranë daljes nga sfera e influencës dhe pushtetit, sa në këtë pragzgjedhjesh. E ndjen këtë edhe Ilir Meta, i cili ka ashpërsuar në kulm gjuhën, e ndjejnë edhe palët në bazë, teksa kanë nisur përleshjet fizike, siç ndodhi në Fier. Problemi i LSI këtë radhë është se ndodhet jo më vetëm përballë Ramës, si më 2009, kur kishte nën mëngë “kartën Berisha”, por edhe përballë opozitës së djathtë, e cila sot drejtohet vetëm pjesërisht nga ish-kryeministri. Ose thënë ndryshe, “politikani më korrekt i 26 viteve të fundit”, siç e përcakton pa mëdyshje sot çifti Meta ish-kreun e PD Sali Berisha.

Kësaj situate tejet delikate, i shtohet edhe dobësia e opozitës, me futjen e saj të vonuar dhe të sforcuar në fushatë, çka ia bën më të lehtë Ramës kapjen e shumicës në parlament. Në këtë mënyrë, Ilir Meta sot e sheh veten të tërhequr me dhunë në një fushatë ku i takon të bëjë rolin e një tifozi fanatik të “Tironës”, duke shpërfillur pozicionin e presidentit të zgjedhur. Pa harruar faktin që tashmë ndodhet jashtë listës së kandidatëve për deputetë, në rast se për ndonjë tekë hyjnore të fatit ai do ta shihte veten edhe jashtë Pallatit Presidencial në 24 korrik, ndërkohë që partinë e ka lënë në dorën e një pasardhësi të cilin edhe portieri tek dera e selisë, e sheh me të njëjtin sy, që demokratët shihnin Lulzim Bashën ditën kur mori zyrën e Sali Berishës. Meta po hyn në një fushatë të habitshme, në kushte që as i kishte imagjinuar vetëm një muaj më parë. Në kushtet e një politikani që duhet të ndjekë një tren në ikje. Të njëjtin tren ku historikisht ulej në rreshtin e parë të vagonit të parë. (Albanian Free Press)

Tags: Akuzabashabrenda llojitfushatagropailir metaluftaMarrëveshjapresidentiramavetes

TË LIDHURA

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
Brexit, rritet numri i britanikëve që duan të marrin pasaportë gjermane

Brexit, rritet numri i britanikëve që duan të marrin pasaportë gjermane

Ronaldo “blindohet” nga Reali, 400 milionë euro për kartonin e tij

Ronaldo "blindohet" nga Reali, 400 milionë euro për kartonin e tij

Ndahet nga jeta ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl

Ndahet nga jeta ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja
Sport

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

by mirseda
22:54 | 03/07/2025
0

Tani është zyrtare. Tammy Abraham është lojtari i ri i Besiktasit. Lajmi është bërë publik nga klubl,...

1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

22:10 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025
Ronaldo Sharka prezanton makinën e re luksoze, ndjekësit: Ku i gjete 160 mijë euro?

Ronaldo Sharka prezanton makinën e re luksoze, ndjekësit: Ku i gjete 160 mijë euro?

21:30 | 03/07/2025
Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë

Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë

21:27 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com