Çmimi stratosferik për kartonin e sulmuesit portugez duket se është një ëndërr për të gjitha ekipet Evropiane. 400 milionë euro është çmimi për gjitha klubet që duan Cristiano Ronaldon, shkruan e përditshmja “Gazzetta dello Sport”.
Portugezi është bërë temë në gjitha mediet botërore, pas raportove nga Portugalia se katër herë fituesi i “Topit të Artë” dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Manchester United është një mundësi e mundshme për 32-vjeçarin, teksa edhe Paris Saint-Germain është duke kërkuar portugezin.
“Djajtë e Kuq” vështirë që mund ta afrojnë portugezin, për faktin se trajner është Jose Mourinho, i cili e kishte fyer në vitin 2013, kur ishte larguar nga “Bernabeu”.
“Unë kam punuar vetëm me një Ronaldo dhe ai është fenomeni, braziliani”, kishte thënë Mou, duke ngacmuar portugezin, i cili që nga ajo kohë nuk do të dëgjojë për ish-trajnerin e tij.