Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Gjykata Kushtetuese duhet mbrojtur nga Ilir Meta

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mero Baze

Ilir Meta nuk priti të shkonte në zyrë për të bërë atë që pritej të bënte, të dublonte një anëtare të Gjykatës Kushtetuese, që ndërkohë është zgjedhur sipas Kushtetutës, me një të vetën, me shpresë se do deligjitimoje procesin e ngritjes së Gjykatës.

E ka bërë këtë në hollin e aeroportit, në shkelje të kompetencave që i jep Kushtetuta për Gjykatën, në shkelje të procedurës dhe të ligjit që rregullon formimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta i jep të drejtë të zgjedhë dy vetë nga lista që i ofron KED brenda 30 ditëve. Ai zgjodhi vetëm një. Për këtë situatë, Kushtetuta ka parashikuar mekanizëm zhbllokues.

Në rast se Presidenti nuk e përmbush detyrën e vet për 30 ditë, zgjidhet i pari i listës së renditur nga KED. Dhe ashtu u bë. U zgjodh Arta Vorpsi.

Dublimi i Arta Vorpsit një javë më pas me Marsida Xhaferllarin, e cila ndërkohë ka ende probleme me drejtësinë nëpër këmbë, është veprim i vetëdijshëm për bllokim të Gjykatës, që i duhet mbajtur shënim në procesin e shkarkimit si President. Për gjë tjetër nuk vlen.

Tani Gjykata Kushtetuese ka pesë anëtarë legjitimë, dhe një anëtare shtesë ilegjitime, të zgjedhur nga Ilir Meta.

Ajo që ai ka ndërmend, është që në procesin e betimit ai të mos lejojë të betohet Arta Vorpsi, por Marsida Xhaferllari. Në fakt, Arta Vorpsi nuk ka pse betohet tek Presidenti.

Ajo nuk u zgjodh nga Presidenti, por nga mekanizmi zhbllokues dhe si e tillë, mund të betohet në Gjykatën Kushtetuese.

Xhaferllari duhet konsideruar deri në fund një zgjedhje ilegale dhe nuk duhet lënë të hyjë në Gjykatën Kushtetuese.

Pastaj kur të ngrihet Gjykata mund të ankohet për të gjetur të drejtën e saj. Pasi të gjejë një herë të drejtën e tij Presidenti, i cili kërkon të shkatërrojë Gjykatën për të mos u shkarkuar vetë.

Kjo Gjykatë tani ka vetëm një armik, dhe ai është presidenti i Republikës. Kuvendi duhet ta mbrojë prej tij.

Tags: Gjykata Kushtetueseilir metakomentmero baze

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta për Zvërnecin shtrihet jashtë vendit, tubime në Athinë, Itali e Gjermani

18:43 | 06/06/2026
Aktualitet

Vila e Dhërmiut hap “Kutinë e Pandorës”, SPAK heton Pandeli Carapulin për pastrim parash

18:42 | 06/06/2026
Aktualitet

Dy vila pranë Ballukut, në fokus edhe Viola Haxhiademi e Maksim Hetemaj

18:37 | 06/06/2026
Next Post

"Jemi të tronditur"/ Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, disa të plagosur

Fshehën lëndë narkotike në pyll, derrat e egër nxjerrin zbuluar shqiptarët

"Thashë të mbaroj punë tek noterja"/ Jul Deda “tallet” me Arta Vorpsin (Foto)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta për Zvërnecin shtrihet jashtë vendit, tubime në Athinë, Itali e Gjermani

by mirseda
18:43 | 06/06/2026
0

Shqiptarët në Greqi janë mbledhur sot para sheshit Sintagma në Athinë, duke iu bashkuar kështu protestës kundër...

Vila e Dhërmiut hap “Kutinë e Pandorës”, SPAK heton Pandeli Carapulin për pastrim parash

18:42 | 06/06/2026

Dy vila pranë Ballukut, në fokus edhe Viola Haxhiademi e Maksim Hetemaj

18:37 | 06/06/2026

SPAK thërret Klevis Jahajn dhe Ergys Verdhon për aferat e “çetës Balluku”

18:35 | 06/06/2026

Protesta për Zvërnecin shtrihet në Shkodër, qytetarët mblidhen në qendër

18:32 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com