Aktualitet

“Thashë të mbaroj punë tek noterja”/ Jul Deda “tallet” me Arta Vorpsin (Foto)


               Publikuar në : 19:23 - 14/11/19 L M

“Betimi” i Arta Vorpsit te noterja Miranda Xhemalçe, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka shkaktuar reagime të shumta. Një ndër personazhet që ka bërë ironi lidhur me këtë akt, është dhe aktori i humorit Julian Deda.

Përmes një fotoje të publikuar në  “Facebook”, ku shfaqet përpara zyrës së noteres Xhemalçe, Deda shkuan me ironi se meqenëse nuk ka vend për Gjykatën Kushtetuese, zgjedh Gjykatën e Lartë.

“Më uroni fat. Meqë për Gjykatën Kushtetuese nuk ka më vende bosh, vendosa të betohem për anëtar të Gjykatës së Lartë.

Ju kërkoj ndjesë për veshjen time me tuta, por meqë kalova andej thashë ta mbaroj si punë tek noterja pa shqetësuar Presidentin. Betohem se do shërbej me ndershmëri.

I juaji Julian Deda”, shkruan Julian Deda.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT