jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ekskluzive/ Policia përgatit skenën e krimit, çfarë rrezikojnë protestuesit (Video)

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Ekskluzive/ Policia përgatit skenën e krimit, çfarë rrezikojnë protestuesit (Video)

Për më shumë se 3 orë opozita ka protestuar para Parlamentit. Edhe pse ishte një protestë e paplanifikuar, përsëri protestuesit ishin të lartë në numër. Sikundër në protestën e datës 16 shkurt, edhe sot nuk munguan tensionet e përplasjet me policinë. Protestuesit nisën të hedhin tymuese, shashka, shishe, gurë, të djegin goma. Si edhe tentuan të hyjnë në Parlament duke shtyrë kordonin e policisë.

Kjo gjë bëri që policia t’i përgjigjej duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Kjo gjë bëri që shumë prej protestuesve, si edhe gazetarë të lëndoheshin. Gjatë kohës që policia hodhi gaz lotsjellës, një pjesë e protestuesve u larguan në drejtim të Rrugës së Elbasanit.

Dhe në shenjë revolte thyen xhamat e makinës së shefit të Trafikut Urban në Tiranë, Taulant Gjoka. Duke e goditur me gurë, hedhur tymuese, si edhe një nga biçikletat që Bashkia ka vënë në dispozicion të qytetarëve.

Thirrjet e protestuesve kanë qenë kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës. “Do fitojmë apo jo?”, “Edvin, kazan, legen”, “Qeveri e krimit”, shprehje këto të përdorura edhe nga opozita.

Edhe pse policia hodhi vazhdimisht gaz lotsjellës, protestuesit ishin të vendosur për të qëndruar para Parlamentit, deri në përfundimin e seancës plenare. Menjëherë më pas, Basha mbylli edhe protestën. Gjatë fjalës para simpatizantëve tek selia e PD-së, Lulzim Basha akuzoi policinë se ushtroi dhunë. Si edhe bëri të ditur që ky është vetëm fillimi dhe se do të ketë mosbindje civile nga jugu në veri.

Ndërkohë ish-kryeministri Berisha në një prononcim për Tirana Today u shpreh se qeveria Rama ka përdorur mjetet e fundit si të parat për të ndaluar protestën.

Deputeti i LSI, Petrit Vasili tha për Tirana Today se gazi lotsjellës është një lëndë luftarake që edhe kundër armiqve kufizohet. Me këto veprime qeveria ka kaluar kufirin e durimit të protestuesve dhe opozitës.

Protesta është mbyllur me protestuesit të cilët vazhduan të hidhnin tymuese, shashka dhe të djegin disa nga pankartat. Pas largimit të tyre drejt selisë së PD-së, policia rrethoi sheshin para Parlamentit për të vazhduar hetimet. Ku në vendngjarje erdhën edhe ekspertë të kriminalistikës, prej ku pritet të ketë edhe arrestime të protestuesve.

E konfirmuar kjo edhe nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Balla theksoi se protestuesit janë identifikuar dhe se nesër policia do bëjë të ditur emrat e atyre që kanë përdorur dhunë. Dhe se ata do marrin ndëshkimin e merituar./ TIRANA TODAY

Tags: arrestimeedi ramagaz lotsjelleslulzim bashaopozitapoliciaprotestaprotestuesit

TË LIDHURA

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

22:38 | 21/03/2026
Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real
Politikë

Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real

21:22 | 21/03/2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS
Kryesore

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Next Post

Protestuesit shënjestrojnë Veliajn, dëmtojnë makinën e policisë me biçikletën e Bashkisë

Parashikimi i motit, datë 27 shkurt 2019

Parashikimi i motit, datë 27 shkurt 2019

Ligji i ri, emrat e pronarëve të kompanive offshore në Shqipëri do të bëhen publike

Ligji i ri, emrat e pronarëve të kompanive offshore në Shqipëri do të bëhen publike







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com