Partia Demokratike ka organizuar sot në Durrës një takim të hapur me qytetarët e Durrësit.
Kreu i PD, Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur ka akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesorë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
Sipas tij, Ramën është hajduti më i madh i historisë së Shqipërisë, ndërsa tha se ka vjedhur 100 mijë euro në orë nga xhepat e shqiptarëve.
“Varfëria shtynë njerëzit të largohen sepse fitojnë më shumë si pastrues në gjermani se sa si pronarë të një biznesi të vogël në Shqipëri. Ky është turi i Edi Ramës, por nuk ndalet, vijon të rrisë taksat; 40% e rriti çmimin e ujit në Durrës, ku i çoi këto para? Lekët e krimit me të cilat bleu votat.
Ky është parlamenti i krimit i cili mori fund. Papunësi e varfëri kudo që hedhim sytë, shtohet varfëria, ku shkojnë miliardat e eurove të taksave të rritura? Klouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte kloun, ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë që fshihet pas shakave bajate. Vetëm sipas të dhënva zyrtare, në vetëm dy vite Edi Rama ka kollufitur 2 miliard euro nga taksat e shqiptarëve. Ka vjedhur 100 mijë euro në orë, është tarifa e estradës së Edi Ramës. Largimi i tij është emergjencë kombëtare”, tha Basha.
Ndër të tjera, kreu demokrat tha se shqiptarët tashmë janë zgjuar dhe do luftojnë deri në çastin kur në Shqipëri të vendoset demokracia e vërtetë.