E premte, 3 Dhjetor, 2021
10.5 C
Tirana

“Do të nisin arrestimet e politikanëve’, Ngjela: Gati qeveria teknike

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, u shpreh se me themelimin e qeverisë teknike në Shqipëri, do të nisë shumë shpejt arrestimi i politikanëve të cilët janë kapur me vjedhje dhe këto dosja tha ai kanë ardhur nga Amerika dhe janë të dokumentuara nga FBI-ja.

Më tej, Ngjela pohoi se reforma në drejtësi ka hyrë në një proces të pakthyeshëm dhe nuk mund ta ndalojnë dot.

“Këtë javë do të fillojë SPAK. Qeveria teknike do të ngrihet, ndërsa do të nisin arrestimet e politikanëve. Dosjet kanë ardhur. Këta janë të trembur nga reforma në drejtësi. Seç do të dalë në gjykatë, do të fitojnë apo jo pavarësi, është çështje gjyqi. S’ka gjë në dorë Rama. Sa të fillojnë arrestimet, do të vijë qeveria teknike dhe do të vijnë nga jashtë. Ka nisur rekrutimi. Këta janë lapaculë që nuk duan drejtësi. Zgjedhjet janë për popullin. Data e zgjedhjeve është ligjore dhe ka koncept ligjor. Tremben se ata e kanë marrë seriozisht. Gjënë e vjedhur këta nuk e shpëtojnë. Reformën në drejtësi tani do të presim. Këtë javë do të jetë Prokuroria e Posaçme. Dosjet e FBI kanë ardhur. Të korruptuarit i tremben. Janë për destabilizimin e Shqipërisë, sepse duan të fshehin gjënë e vjedhur”, tha Ngjela.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...