E shtunë, 24 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

“Duhet ti lutemi Zotit”, Shehaj vë alarmin: Ti bëjmë presion qeverisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i bën apel qeverisë që të shtojë masat për koronavirusin, në mënyrë që të shmangim një tragjedi. Ky alarm sipas Shehajt, vjen në një kohë kur Italia është në një gjendje emergjence dhe ka shpallur shtetrrethimin e rajoneve të tëra, për të kontrolluar epideminë.

Duke u ndalur tek shifrat, ai njofton se të prekurit rriten me mbi 1000 raste në ditë, dhe spitalet po shkojnë drejt kolapsit nga numri i lartë i pacientëve.

Ai ka shigjetuar qeverinë shqiptare, ku sipas tij, duket se ka rënë në gjumë. Në një situatë ku kaosi dhe frika përjetohet në Itali, Agron Shehaj kërkon që qytetarët ti bëjnë presion qeverisë, për të mbajtur vëmendjen tek parandalimi i futjes së virusit në Shqipëri.

Statusi

“Italia është në një gjendje emergjence të paprovuar, ka shpallur shtetrrethiminn e rajoneve të tëra për të kontrolluar në menyrë të dëshpëruar epideminë që nuk ndalet, të prekurit rriten me mbi 1000 raste në ditë dhe spitalet po shkojnë drejt kolapsit nga numri i lartë i pacientëve.

Ndërsa në Shqipëri, qeveria duket se ka rënë në gjumë për rrezikun e koronavirusit që i vjen nga Italia dhe ka kthyer në prioritet refugjatët sirianë e jo qytetarët e vet.

Në Itali, epidemia nisi para rreth 2 javësh, pasi hyri i infektuari i parë, dhe para se të shpërthente në mënyrë masive nuk dha asnjë shenjë. Duhet ti lutemi Zotit që kjo gjë të mos ndodhë në Shqipëri, por duhet t’i bëjmë presion qeverisë të mbajë gjithë vëmendjen tek parandalimi i futjes së virusit në Shqipëri.

Shqetësimi im mund t’i duket dikujt i ekzagjeruar, por nëse sot marrim masat e duhura mund te shmangim nje tragjedi.

Lexo edhe :   Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Dekreti i ri  i qeverisë italiane ka zgjeruar zonat e kuqe që u nënshtrohen kufizimeve dhe ndalimeve, me qëllim bllokimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19 sa më shumë që të jetë e mundur. Patogjeni po zgjerohet në mënyrë eksponenciale ditë pas dite nga veriu në jug, veçanërisht në qendrën e shpërthimit të virusit, në Lombardi. Conte sqaroi se tashmë është hartuar edhe versioni përfundimtar i rregullave të reja që sipas tij do të hyjnë në fuqi, ditën e sotme me 8 mars”.

Lexo edhe :   Qeveria me plan menaxhimi për situatën e COVID-it, çfarë pritet në vjeshtë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...