E hënë, 18 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

21 të infektuar me koronavirus brenda 25 orëve në Greqi

Brenda 25 orësh janë evidentuar 21 raste të tjera me koronavirus në Greqi. Sikundër edhe Italia, po kështu edhe Greqia po ecën me ritme të shpejta referuar të infektuarve nga koronavirusi.

Sipas mediave vendase, frika dhe shqetësimi i mjekëve është përhapja në masë e virusit në Greqinë perëndimore.

Në total në Greqi janë shënuar 66 raste me koronavirus, ndërsa ekspertët besojnë se për 2-3 javë të tjera, do të vazhdojë me këtë ritëm.

Megjithatë nga 66 personat me Covid-19, shumica kanë simptoma të lehta, ndërsa 43 prej tyre nuk janë shtruar në spital, por ndodhen në shtëpi të vetëkarantinuar.

Në gjendje të rëndë paraqitet vetëm një 66-vjeçar, i diagnostikuar me koronavirus të mërkurën e kaluar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Aksident i pesëfishtë në Durrës

Një aksident i pesëfishtë, fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Currilave në Durrës. Një mjet me targa italiane, ka...

Bora Zemani shuan heshtjen për raportin mes Semit dhe Donaldit

Prej startimit të "Big Brother VIP", shumë është aluduar për një pëlqim të mundshëm ndërmjet Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt. Mediat rozë kthyen në...

“S’ka vend për panik”, përfaqësuesja e IGJEUM flet pas tërmetit në Lezhë

Mbrëmjen e djeshme, vendi ynë u trondit nga një tërmet 4.5 Rihter me epiqendër në Lezhë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me magnitudë...

Zgjedhjet/ Numërohen 99.8 % e votave në Kosovë

Deri në orët e para të ditës, janë numëruar 99.8 përqind e votave në komunat e Kosovës. Duke iu referuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...

Studentët rikthehen në auditore, kusht vaksinimi ose testi PCR

Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen sot në auditore, për vitin e ri akademik 2021-2022. Sikundër...