E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Kryeprokurori Olsian Çela bën lëvizjen urgjente, urdhër të prerë vartësve

Lirimet nga qelia të personave të dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda penale, si vrasja, apo edhe pranimet e kërkesave të të pandehurve për ulje të dënimit, ka bërë që kryeprokurori Olsian Çela tu drejtohet prokurorëve që të tregohen më të kujdesshëm, veçanërisht me këto çështje.

Burime nga prokuroria sqaruan për ‘ABC News’, se kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, në kërkesën dërguar vartësve të tij, shprehet se për çdo kërkesë bërë nga të pandehurit, e sidomos ata që kanë një vendim të formës së prerë me burg përjetë, duhet të tregojnë sa më shumë kujdes, e të mos bëhen palë me krimin.

Kërkesa e Çelës drejtuar prokurorëve është bërë javët e fundit, pas lirimit nga qelia të të dënuarit përjetë Endrit Dokles.

Mësohet se këtë kërkesë, Çela ua ka dërguar edhe prokurorive në Elbasan e në Durrës. Kërkesë për rishikim vendimi dhe lirim nga qelia ka bërë edhe Arben Grori, i dënuar përjetësisht për vrasjen e Naim Zyberit në vitin 1999 në Itali. Kërkesa e tij është depozituar në Gjykatën e Tiranës.

Ndërsa Gjykata e Durrësit pritet të japë vendimin lidhur me kërkesën e të pandehurit Osman Karpuzi, kosovari i dënuar me 20 vjet burg si bashkëautor i atentatit ndaj ish-drejtuesit të bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, në gusht të 2005-ës. Edhe Karpuzi ka kërkuar rihapje të çështjes. Fillimisht kërkesa e tij u kundërshtua nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Këtë vendim, ai e ankimoi në Apelin e Gjykatës së Posaçme, por ky institucion ka shpallur moskompetencë, duke ia përcjellë kërkesën Gjykatës së Durrësit për ta shqyrtuar. /abcnews.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...