Futboll

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta legjenda e kombëtares italiane


               Publikuar në : 10:55 - 18/01/20 B H

Ka ndërruar jetë ditën e sotme legjenda e Juventusit dhe Italisë, Pietro Anastasi.

Mediat italiane bëjnë me dije se që prej vitit 2018, Anastasi vuante nga një sëmundje e rëndë. 71-vjeçari ka qenë në kulmin e karrierës së tij në vitet ’70, ku shpërtheu me Juventusin dhe Italinë duke treguar paraqitje të shkëlqyera.

Anastasi u shkëmbye me Boninsengan e Interit në vitin 1976, por nuk pati të njëjtin sukses si me Juventusin. Ai fitoi 3 kampionate me Juventusin, ndërsa në vitin 1968 fitoi “Europa League” me Italinë.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT