E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Berisha mbyll sytë, nuk voton shkarkimin e Bashës

Një moment që po bën xhiron e rrjetit shfaq ish-kryeministrin Berisha kur u propozua që Lulzim Basha të shkarkohet me votim të fshehtë si kryetar. Berisha nuk e ngriti dorën. Teksa Belind Këlliçi pyeti të gjithë se nëse ishin dakord apo jo për të nisur procesin për shkarkim të kryetarit, propozim që kalonte me 15% të anëtarëve, Berisha nuk ngriti dorën lart. Të gjithë delegatët pranë tij u panë me duart lart, si për të treguar se ishin pro votës për shkarkimin e Bashës.

Sakaq, në fjalën e marrë, Berisha shigjetoi kryedemokratin Lulzim Basha se është përkulur para qeverisë së Ramës, pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike.

Sipas Berishës, Basha nuk arriti dot që t’i vendoste kryeministrit Rama “kufirin te thana”. “Ai nisi drejtimin e partisë duke u përkulur në kundërshtim me ligjin para regjimit të Edi Ramës. 2 vite pasi dorëzuam pushtetin, Edi Rama i bllokoi çdo projekt të Bashkisë së Tiranës. I bllokoi bulevardin, sistemimin e lumit, vendosjen e tramvajës. Të gjitha këto projekte të mbështetura fuqimisht nga qeveria e Partisë Demokratike. Kryetari ynë nuk lëvizi një gjethe të protestave në Tiranë dhe nuk arriti t’i vendoste Edi Ramës kufirin tek thana”, tha Berisha në Kuvendin e 11 dhjetorit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...