Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Nga: Ben Andoni

Gjendja e jashtëzakonshme, që ka përcjellë Covid-19 në Shqipëri dhe të gjithë botën, provoi shumë gjëra në aspektet makro dhe mikro të çdo fushe jetësore, porse në rastin tonë konfirmoi kotësinë e dhjetëra partive, që i marrin buxhetit të shtetit tonë fonde pa fund dhe si shkëmbim i “filtrojnë” individë të pavlefshëm, që jo pak herë u bien në dorë fatet e vendit.

Ashtu si ndodh rëndom, pesha e fajit i vendoset KQZ-së, një strukturë që megjithë reformimin nuk i shmanget dot stigmës politike. Të paktën, edhe zgjedhjet e fundit, me kushtet shumë specifike që u realizuan me tërheqjen e opozitës e treguan plotësisht këtë fakt.

Por, paçka atyre që thuhen, financimi i partive politike në Shqipëri, mbetet një nga lëmet ku është e vështirë të futesh, pasi është kinse një ligj i paqartë, ku realisht u është lënë vetë partive të deklarojnë, por sesi bëhet auditimi në të gjithë procesin që nga raportimi dhe kontrolli mbetet e paqartë, ku në fund KQZ verifikon vetëm afatin e dorëzimit të raportit financiar. E mbi të gjitha me syrin e lirë, kur shikon fushatën në terren dhe deklarimet realisht mbetesh me gishtin në gojë. Madje, edhe vetë KLSH-ja, që anatemohet sipas rastit, kur provon të futet realisht në deklarimet e njërës apo tjetrës parti, duket se e ka të pamundur.

Larg këtij argumenti, që duket se do ta gërryejë buxhetin tonë të varfër dhe në të ardhmen, një gjë mbetet e ngulitur: Shumë nga partitë politike ekzistuese nuk përfaqësojnë realisht fasha shoqërore të përcaktuara dhe problematikat e duhura.

Lehtësisht, situata e koronavirusit na vuri përpara situatën, ku përveç dy-tre partive kryesore, të tjerat janë jo thjesht zgjatime të tyre, por krejtësisht inekzistente. Dhe, për këtë nuk mund të çuditesh, kur ato nuk përfaqësojnë asgjë, veç emrit të kryetarëve të tyre, që në zgjedhje kuptohet u ngjiten partive kryesore. Atributet që kanë pas emrit parti janë thjesht zgjidhje leksikore që u japin mundësi për të rehatuar militantët, kurse konjukturat politike, raste për të kapur pushtet. Dhe, ndaj ndodh rëndom në këto ditë, që Partitë që merren me të Drejtat e Njeriut janë të pazë, ato që përfaqësojnë gjoja fashat e ndryshme shoqërore nuk dinë të thonë asgjë për masat e qeverisë ose në rastin e fundit të ndryshimeve të Kodit apo të parashtrojnë politikisht diçka alternative.

Në një hulumtim të disa muajve të mëparshëm, që tani duket sikur vjen nga një periudhë tjetër, Fondacioni Westminster për Demokraci dhe Institutit Shqiptar për Sipërmarrjen, provoi se shpenzimet e partive në fushatë janë afro 23 milionë euro duke relatuar për shifra që shkojnë gati dhjetëfish i atyre, që deklarohen zyrtarisht. Dhe, nuk është argument në këtë shkrim i fushatave të lobimeve të partive kryesore PS dhe PD, por edhe LSI, që realizohen me struktura të huaja dhe që gëlltisin shuma të frikshme.

Mbase Reforma e ardhshme Zgjedhore, e cila mbeti rrugës prej Covid-19, mund ta filtrojë shumë nga këto struktura që nuk përfaqësojnë asgjë, por një gjë dihet mirë: Shqipërisë i duhet një Ligj për Partitë Politike, që ta pastrojë skakierën e saj nga formacione të pafundme e prej lloj-lloj politikanësh që e kanë bërë parlamentin tonë aq qesharak, por edhe ta fusë në një hulli më normale të zhvillimit politik. Kuptohet, kur të kalojmë batërdinë e koronavirusit, që na e nxori lakuriq pjesën më të madhe të politikanëve tanë. (Javanews)

Tags: ben andonikoronaviruslsiPDPS

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Next Post
Studiuesit trondisin me zbulimin/ Pa vaksina karantina do zgjasë deri në 2022, do rikthehet në 2024

Studiuesit trondisin me zbulimin/ Pa vaksina karantina do zgjasë deri në 2022, do rikthehet në 2024

Koronavirusi/ Vaksina mund të jetë gati në 2021-in, ja çfarë nevojitet

Koronavirusi/ Vaksina mund të jetë gati në 2021-in, ja çfarë nevojitet

Sikur Lulzim Basha të ishte sot për mediat, kryeministër i Shqipërisë

Sikur Lulzim Basha të ishte sot për mediat, kryeministër i Shqipërisë







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

3 vrasje sot; Bozdo: Shqipëria tronditet nga krimi, qeveria nuk garanton rendin
Politikë

3 vrasje sot; Bozdo: Shqipëria tronditet nga krimi, qeveria nuk garanton rendin

by mirseda
19:55 | 28/10/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, reagoi në Facebook pas tre vrasjeve brenda pak ditësh, njëra prej...

Picieri u vra me thikë nga kolegu në ambientet e punës, reagojnë punëdhënësit

Picieri u vra me thikë nga kolegu në ambientet e punës, reagojnë punëdhënësit

19:33 | 28/10/2025
Vrasja në Kalanë e Beratit: Kristo Mema goditi me thikë 42-vjeçarin pas një konflikti për kalin

Vrasja në Kalanë e Beratit: Kristo Mema goditi me thikë 42-vjeçarin pas një konflikti për kalin

19:31 | 28/10/2025
Netanyahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza, pas shkeljes së armëpushimit nga Hamasi

Netanyahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza, pas shkeljes së armëpushimit nga Hamasi

19:28 | 28/10/2025
Tragjedia në “Komunën e Parisit”, kuzhinieri i mori jetën kolegut të tij, ky është viktima

Tragjedia në “Komunën e Parisit”, kuzhinieri i mori jetën kolegut të tij, ky është viktima

18:57 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com