Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Sikur Lulzim Basha të ishte sot për mediat, kryeministër i Shqipërisë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Sikur Lulzim Basha të ishte sot për mediat, kryeministër i Shqipërisë

Nga: Alfred Peza

Kam qenë gjithmonë kurioz për zhvillimin e një eksperimenti psiko- social, nga ana e mediave partizane shqiptare, që do ti vendoste ato përballë provës së të vërtetës profesionale. Thelbi i tij qëndron tek qasja që do të kenë të njëjtat emisione, të njëjtët gazetarë e analistë e të njëjtat ekrane për të njëjtën temë apo çështje, në raport me liderin e mazhorancës dhe atë të opozitës.

Nëse do të ishte e mundur, do ishte interesante që të shihnim se si do ta vlerësonin të njëjtët, Lulzim Bashën nëse ai sot do të ishte sot kryeministër, në raport me vlerësimet që po i bëjnë Edi Ramës dhe punës së qeverisë së tij. Se çfarë note do ti vendosnin Kryetarit të PD në raport me notën që po i vendosin çdo natë, Kryetarit të PS, për të njëjtën punë dhe të njëjtat rezultate në luftën ndaj koronavirusit.

Të gjithë e dimë se si po e trajtojnë sot shumica e mediave kryesore të vendit punën e mazhorancës socialite në luftën kundër pandemisë. Shqipëria po pasqyrohet prej tyre, shumë e shumë herë më keq, më ashpër dhe në mënyrë me kritike, sesa edhe vendet më të goditura nga Covid-19.

Po trajtohemi sikur të ishim shteti me vdekshmërinë më të lartë për një milion banorë nga koronavirusi. Sikur të ishim populli që po vuanim krizën më të thellë për shkak të kolapsit të sistemit shëndetësor. Sikur të ishim vendi ku për shkak të qeverisë sonë, ne dhe vetëm ne na kishte rënë kjo fatkeqësi. Duke krijuar jo rrallë herë idene, sikur nuk jemi pjesë e një pandemie globale që e ka sulmuar si kurrë më parë në histori të gjithë planetin, duke gjunjëzuar edhe fuqitë më të mëdha ekonomike.

Kurioziteti është sesi po të njëjtët, do ta shikonin dhe do ta vizatonin për shqiptarët këtë panoramë nëpër mediat e tyre, sikur Kryeministri i Shqipërisë sot të ishte Lulzim Basha. Çdo të thonin ata sot kur në spitalet tona ka më shumë të shëruar se të infektuar? Ka gjithnjë e më pak të prekur të rinj nga Covid-19? Ka gjithnjë e më pak të vdekur? Gjithnjë e më pak telefonata, në qendrën e emergjencës kombëtare për raste të reja?

Imagjinoni për një çast kur thonë së vdekshmëria në Shqipëri është më e larta në Ballkan dhe në Europë, meqë Kryeministër është Edi Rama, ndërkohë që statistika zyrtare tregojnë krejt të kundërtën. Nëse në vendin e tij do të ishte sot kryetari i opozitës, po të njëjtët do të thonin me zë të lartë dhe duke brohoritur natë e ditë, të paktën atë që thotë përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë.

Përse nuk ua thotë goja edhe për Edi Ramën siç do ta bënin me entuziazëm për Lulzim Bashën se “ecuria në shifra, në situatën ku ndodhemi, është shumë mirë në Shqipëri. Përgëzojmë qeverinë për masat ekstreme të ndërmarra, pasi Shqipëri po e frenon përhapjen e epidemisë”. Këto nuk janë fjalët e një socialisti. As të një media me qëndrime pro qeveritare. Por është një deklaratë publike e Raul Gonzales, njeriut të OBSH në Shqipëri.

Organizmat ndërkombëtare, mediat botërore, ekspertët vendas e të huaj, mjekë shqiptarë nëpër botë dhe personalitete të ndryshme, jo vetëm e pranojnë dhe i bëjnë jehonë, por po e duartrokasin gjithmonë e më fort mënyrën sesi qeveria shqiptare e ka menaxhuar këtë situatë. Masat e jashtëzakonshme shtrënguese që mori në kohë dhe mënyrën sesi vetë qytetarët shqiptarë po i zbatojnë ato, përgjatë këtyre javëve të pandemisë. Ndërkohë që opozitarët tanë, në vend të kësaj, bëjnë të kundërtën.

Mirë që nuk ua do zemra dhe nuk ua nxë goja, të thonë një fjalë të mirë për të vërtetat e menaxhimit në Shqipëri të një lufte që ka prekur rreth 2 milionë persona e ka marrë mbi 120 mijë jetë njerëzore deri tani në botë. Po pse i bëjnë jehonë të kundërtës? Pse nuk përtojnë asnjëherë që ti bëjnë jehonë “fake news”-eve? Lajmeve të rreme? Nxitjes së përçarjes, urrejtjes e pakënaqësisë? Pse kënaqen vetëm kur bëjnë politikë në kurriz të shëndetit, sugurisë dhe jetës së tyre e të shqiptarëve të tjerë?

Pas këtyre e shumë pyetjeve të tjera si këto, një gjë është e sigurtë. Se nëse Lulzim Basha do të ishte sot Kryeministri i Shqipërisë dhe do ta kishte menaxhuar situatën e pandemisë, siç ka bërë deri më tani Edi Rama, me siguri që për shumicën e mediave dhe të të gjithë opozitarëve tanë, ai do të ishte një hero. Një tregues fantastik ky, për të dëshmuar sesa të lirë janë që të thonë, jo vetëm ato që mendojnë e besojnë, por edhe të kundërtën e asaj që shohin!

Tags: Alfred Pezabashashqiperi

TË LIDHURA

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
Bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri/ Një viktimë dhe 19 të infektuar

Bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri/ Një viktimë dhe 19 të infektuar

I shumëkërkuar në merkato, Chelsea fikson çmimin për mesfushorin francez

I shumëkërkuar në merkato, Chelsea fikson çmimin për mesfushorin francez

Aksident i rëndë në Milot, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident i rëndë/ Fadroma përplas 58-vjeçarin, humb jetën në vend

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren
Showbizz

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

by mirseda
23:01 | 03/07/2025
0

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada...

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025
1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

22:10 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com