Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mjeti tip fadrom me drejtues shtetasin me inicialet K.F., 52 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen shtetasin XH.L., 58 vjeç. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi
Më datë 15.04.2020, rreth orës 10:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, mjeti tip fadrom me drejtues shtetasin K.F., 52 vjeç, dyshohet aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen shtetasin XH.L., 58 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.