E diel, 5 Korrik, 2020
28 C
Tirana

Bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri/ Një viktimë dhe 19 të infektuar

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Vetëflijimi/ Zhaneta kishte punuar më herët në shtëpinë e një ish-kryeministri

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetësakrifikua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen, vite më parë ka punuar pastruese në shtëpinë e një...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Ngjarja horror në Kombinat/ Prokuroria nis hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare

Pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan, mësohet se Prokuroia ka nisur hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare në...

“Një kombinim sa i frikshëm, aq dhe i rrezikshëm”, ja çfarë ndodhi mbrëmë në këto akse rrugore

Duket se drejtuesit e mjeteve, po ‘rikuperojnë’ periudhën e izolimit. Shumë prej tyre janë bërë shkak të aksidenteve rrugore, pasi lëvizin me shpejtësi tej...

Gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 19 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 494 bilancin e të infektuarve në total.

Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e fundit, bën me dije se mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një 90-vjeçar. Duke çuar kështu në 25 numrin e viktimave, të cilët nuk ia dolën dot mbanë me COVID-19.

I moshuari nga Fieri ka ndërruar jetë në Spitalin infektiv. Ai vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë.

Njoftim

Dje janë testuar 252 persona të dyshuar, mes tyre 44 janë personel shëndetësor.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor.

Deri në këto momente janë testuar 4558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste.

Siç shihet nga grafiku, edhe pse sot janë 19 raste të reja, pavarësisht luhatjeve ditore, kurba mbetet e qëndrueshme dhe situata është krejtësisht e kontrolluar.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Pavarësisht përpjekjeve te stafeve mjekësore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251.

Lexo edhe :   Cilat janë fatkeqësitë natyrore që godasin më shpesh vendin tonë
Lexo edhe :   Pandemia/ Kryeministri polak: Sëmundje “si çdo tjetër”

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID, aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë. Pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, kemi një numër të qendrueshëm të rasteve në spital. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 237 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 18 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 6 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” atasheun ushtarak italian

Presidenti Ilir Meta vlerësoi atasheun ushtarak italian, Kolonelin Fabio Cornacchia me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Titulli në fjalë ishte me motivacionin: “Në vlerësim...

Cilat janë fatkeqësitë natyrore që godasin më shpesh vendin tonë

Parashikimet klimatike afatgjata projektojnë për Shqipërinë një rritje të temperaturës mesatare vjetore me 5°C dhe pakësim të reshjeve me 15% deri në fund të...

Pas rritjes së numrit të viktimave dhe të infektuarve, reagon Rama

Javët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Së fundmi, ka reaguar...

Nesër rinis transporti publik, çfarë duhet të dini

Pas 4 muajsh, ditën e nesërme pritet që të nisë transporti publik në kryeqytet. Dje, Bashkia e Tiranës njoftoi se kishte rënë dakord me shoqatat...

Basha: Ja plani jonë për bujqësinë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një postim në rrjetin social Facebook, shpalos planin që ka për bujqësinë. “Një fond prej 50 milionë eurosh në...