Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

11 muaj ago
in Politikë, Të Gjitha

Ndërsa Prokuroria e Posaçme (SPAK) po shkon drejt fundit të hetimeve tek tenderi i fryrë i tunelit të Llogarasë, ministrja e Energjisë dhe Transporteve, Belinda Balluku është shfaqur në fundjavë në Stamboll, në një forum të organizuar drejtpërdrejt nga presidenti Erdogan. Zyrtarisht, për diskutime mbi transportin dhe ndërlidhjen, por në fakt dyshimet janë një përpjekje për të thyer akullin dhe për të ngrohur raportet në një moment delikat. Marrëdhënia midis Edi Ramës dhe Erdoganit ka marrë goditje të mëdha për shkak të premtimeve të pambajtura nga ana e kryeministrit për mosdorëzimin e gylenistëve që “Sulltani” kërkon me ngulm prej kohësh. Tenderi i Llogarasë, që u dha një kompanie të lidhur ngushtë me një prej njerëzve më të afërt të Erdoganit, ish-deputetin dhe fqinjin e tij Abdulkadir Kart, ishte një nga ato “veprime” për të rivendosur ekuilibrat në këtë marrëdhënie të ngrirë. Skema ishte mbyllur në një takim sekret në Ankara mes Ramës, Ballukut dhe përfaqësuesve të kompanisë turke, ku fituesi u përcaktua para hapjes zyrtare të tenderit. Dëshmia e ish-ministrit në arrati Arben Ahmetaj hedh dritë mbi pazarin e errët që solli një tender të fryrë me 30 milionë euro më shumë, për një projekt ku kompania turke nuk realizoi asnjë punim. Ndërsa SPAK i afrohet zbardhjes së skandalit, Balluku mesa duket po kërkon me çdo kusht mbrojtje politike dhe ndihmë nga Erdogan, ndërkohë që rrezikon të përfundojë para drejtësisë për implikimet e saj në këtë aferë.

Çfarë thuhet në dosje?

Sipas dosjes që ndodhet në tryezën e SPAK, projektit të tenderit të tunelit të Llogarasë iu fryn kostot me 30 milionë euro, që i shkuan një kompanie turke, e cila nuk bëri asnjë punim. Gjithashtu, kemi të bëjmë me një fitues të përcaktuar, pas një takimi në Ankara, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, 21 ditë para rishpalljes së tenderit. Në këtë takim ka qenë e pranishme Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama. Por si u arrit kjo marrëveshje që rrezikon t’i bëjë “gropën” Ballukut? Ministrja njoftoi zyrtarisht në tetor 2021, se fitues i zbatimit të projektit që lidh Vlorën me Palasën ishte shpallur bashkimi i konsorciumit turk: – INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll) – SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787. Një muaj pasi fituan tenderin, në nëntor 2021, konsorciumi turk i kompanive themeluan në Shqipëri degën e tyre “INTEKAR – ASL”. Kompania “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT” zotëron 30% të aksioneve me përfaqësues Serkan Çam dhe kompania tjetër “ASL INSAAT TAAHHUT” zotëron 70% të “INTEKAR ASL” me përfaqësues Abdulkadir Kart.

TË LIDHURA

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

12:26 | 08/06/2026
Aktualitet

Revolta qytetare në Tiranë, jehonë në mediat botërore

11:48 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Next Post

Shpërndante dr*gëra të forta në qytet, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

Zjarr në Vlorë/ Përfshihen tre fshatra, digjen 30 ha dhe 600 ullinj, ndërhyrje nga ajri e toka

I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 20-vjeçari në Fier-Vlorë, pritet ekstradimi







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com