Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar punën në qarqet e prekura nga tërmeti.
Sot me anë të një njoftimi për mediat është bërë e ditur se KLGJ ka kërkuar që të kontrollohen ambientet e gjykatave, nëse janë të dëmtuara ose nëse përbëjnë rrezik për në vazhdimësi.
‘Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre’. Prokuroria e Durrësit nis hetimet
Nga vendim i KLGJ-së është prekur gjykata e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës. Vetëm pasi të konfirmohet që gjykatat janë jashtë çdo rreziku do të rifillojë puna.
Më herët sot u njoftua që Prokurori e Durrësit ka filluar hetimin mbi banesat e shembura të cilat nuk plotësonin kriteret teknike.