Aktualitet

‘Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre’. Prokuroria e Durrësit nis hetimet


               Publikuar në : 10:59 - 02/12/19 M P

Pasojat tragjike në viktima dhe dëmet në qindra banesa kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Durrësit. Ditën e sotme, mësohet se Prokuroria e Durrësit ka nisur zyrtarisht hetimin për ndërtesat e shembura për të sjellë përgjegjësit përpara drejtësisë.

Presidenti Meta jep detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Sipas informacionit të bërë publik, regjistrimi i çështjes penale është bërë që në datë 29 Nëntor. Prokuroria ka dyshime se pasojat e rënda kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, brenda hetimit do të shihet dhe nëse ka shkelje nga nënpunësit shtetëror të ngarkuar me mbikëqyrjen dhe çertifikimin e këtyre ndërtesave.

Aktualisht vepra penale është regjistruar për “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërndorim detyre”.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT