Aktualitet

“Kalamajtë luajtën mendsh kur e morën vesh”, flet e afërmja e familjes Reçi


               Publikuar në : 15:11 - 02/12/19 B H

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit tronditi vendin duke shkaktuar plot 51 viktima. Si pasojë e kësaj tragjedie u shua rrënojat e banesës së tyre në Durrës një familje e tërë.

Bëhet fjalë për familjen Reçi, e cila u përfol shumë këto ditë, për shkak të njohjes që kishte djali i Edi Ramës me njërën prej viktimave.

Në një prononcim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News 24, një mikeshë e kësaj familjeje shpreh mes lotësh disa momente përjetimi me të ndjerët, bashkëmoshatarë të fëmijëve të saj.

“Kemi qenë komshinj të vjetër, kemi ndenjur 21 vjet. Kemi rritur fëmijët me një vend, i kemi lindur ajo një vit para, unë pas. Hanim bukë me njëri-tjetrin, se kishin një zemër që nuk e kishte njeri. Shqipja ishte grua që nuk duhet t’i ndodhte kjo. Këta ishin njerëz që nuk thonin njëherë “jo”. Ato fëmijë ishin shembull, me shkollë të lartë. Mjerë ata çfarë iu ka rënë. Shqipja i mbante fëmijët afër vetes, sikur e ka ditur.

Këtyre njerëzve nuk duhet t’iu ndodhte asnjëherë kjo gjë. Na ka pikuar në shpirt. Kam lajmëruar kalamajtë, kanë luajtur mendsh, kur e morën vesh. Ishte radha jonë, jo e fëmijëve”, tha ajo.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT