Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar që jeton në Londër.
Teksa i shprehu falënderimet e tij për mirëpritjen, Basha theksoi se qeveria ka marrë peng demokracinë e vendit dhe ka shkaktuar një krizë të thellë në ekonomi.
“Si ka mundësi që pas 30 vjetesh shqiptarët e kërkojnë ende fatin jashtë vendit? Zemërimi është i ligjshëm sepse është marrë peng parlamenti, duke marrë peng parlamentin, merret peng qeverisja, duke shkaktuar krizë të thellë ekonomike.
“Për demokraci janë këputur koka mbreterish dhe këtu në Londër e dini më mirë se kushdo. Sa herë që monarku futet në parlament për të mbajtur fjalën e saj, i përplaset dera e dhomës së komuneve në fytyrë, për t’i kujtuar në mënyrë simbolike se ai nuk mund të ketë çdo pushtet në dore, garancia për drejtesinë që funksion për të gjithë njësoj nëse janë aristokratë apo refugjatë.
“Ndërsa në Shqipëri është frika dhe terrori si mënyrë synimi. Baza e kësaj janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pa pasur një parlament që është peng i votës së lirë jo i kriminelëve, nuk ka zhvillim ekonomik, mundësi të barabarta për të gjithë.”, deklaroi Basha.
Në krah të Bashës ishte edhe Fatmir Mediu dhe ish-deputetët Aldo Bumçi e Xhamal Gjunkshi, ndërsa në sallë dëgjoheshin thirrjet “Rama ik”.