Politikë

Bamir Topi zbulon si u prish marrëdhënia mes tij dhe Berishës

               Publikuar në : 22:20 - 17/05/19 Enno

Ish-presidenti Bamir Topi ka treguar momentin kur janë shfaqur problemet në marrëdhënien e tij me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

I ftuar në “Repolitix”, Topi u shpreh se ka qenë raporti i KLSH për korrupsionin në rrugën e Kombit, shkaku i prishjes së raporteve me Berishën.

“Unë do marr dy institucione dhe kam besim që do kuptohem mirë nga publiki. Sipas Kushtetutës, Kryeprokurorja bëhet me propozim të presidentit dhe miratim të parlamentit. Tek SHISH ndodh e kundërta, propozohet nga parlamenti dhe miratohet nga Presidenti. Erdhi nevoja e zëvendësimit të Kryeprokurorit, Është propozuar kandidatura e Ina Ramës. Për këtë është bërë një bisedë me Berishën, që i kam thënë “kjo është kandidatura, CV, në fund jeni ju që do e vlerësoni, aq më tepër që kishim raporte të mira”. Kur dekreti ka shkuar në parlament ka bërë debat publik, Berisha e ka cilësuar si Silvia Konti. Me depozitimin e ish kreu i KLSH e rrugës e Kombit. Problemet kanë filluar të shfaqen këtu. Kur kam shkruar atje jam kontaktuar dhe kam marrë vlerësime shumë të larta për zotin Bahri   Shaqiri që të konfirmohet në detyrë në krye të SHISH”, u shpreh Topi.

Ndër të tjera, Ish- presidenti i ka kthyer përgjigje Bujar Nishanit, duke u shprehur se ka qenë një reagim i ashpër nga ana e Nishanit, që sipas tij rikonfirmon atë që ai ka shkruar në libër se: “E kam njohur në karburant”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT