Teksa kryedemokrati fliste, në anën e Kuvendit vijonte tentativa e protestuesve për të carë kordonin e Policisë. Kështu, protestuesit janë përplasur me policinë, ndërsa nuk janë kursyer teksa kanë hedhur herë pas here tymuese, shashka apo shishe uji në drejtim të tyre.
Mes protestuesve që shtynin kordonin kanë qenë edhe ish-deputetët Edi Paloka dhe Flamur Noka, të cilët u kanë bërë thirrje protestuesve që të vijojnë me shtyrjen në mënyrë që të mund të depërtonin kordonin e policisë.
Burime nga Tirana Today bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar rëndë, ndërsa ka vetëm disa protestues të lodhur nga tymueset dhe përplasjet fizike./ Tirana Today