Gjykata e Apelit, duke mos marrë në shqyrtim ankimimin e studentëve që qëlluan me vezë kryeministrin, me argumentin se nuk është paraqitur sipas parashikimeve ligjore, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës.
Shkalla e gjyqësorit ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm, 2 muaj burg të konvertuar në 60 orë punë në komunitet për tetë të rinjtë që janë të gjithë studentë, pjesë e “Lëvizjes Për Universitetin”.
Studentët që qëlluan kryeministrin Rama dhe që u dënuan me 60 orë punë në komunitet janë:
Bora Mema
Vitori Çipi
Liri Kuçi
Klodiana Hoxha
Anita Lushi
Elton Marku
Durim Jasharaj
Dardan Konjufca
Ata shprehen se nuk janë dakord me vendimin e gjyqësorit, pasi është i kapur, dhe do e ndjekin këtë çështje deri në fund.