Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Ky që vjen është më i keq”, Manjani: Rama si Enveri, do të qelbet në qeveri (Video)

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Pas protestës së 16 Shkurtit, opozita shqiptare mori një vendim të ri, dorëzimi i mandateve. Teksa për disa duket ende e pabesueshme, madje kryeministri Rama e quajti një blof; për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, ky ishte një vendim i vonuar.

“Z.Rama bën mirë ta lexojë këtë gjest politik të opozitës dhe t’i lërë këto muhabete me blofe. Mjedisi politik është totalisht në disbalancë, ky është problemi që ka Shqipëria sot. Partia Socialiste e Edi Ramës ka fituar 48% të votave popullore, por në fakt ka 55% të vendeve në Parlament. Dhe kjo gjë nuk është aspak në balancë.

Gjesti politik i opozitës është thellësisht një reagim i arrogancës së Republikës qeveritare mbi parlamentarizmin dhe mbi demokracinë,”-shprehet Manjani.

Në një intervistë për Tirana Today ndër të tjera ai flet për situatën politike në vend. Ku thekson nevojën e ndryshimit pasi sipas tij jemi në një situatë sistemi monist, të cilën Manjani e krahason me qeverisjen e Enver Hoxhës.

Tirana Today- Ju mendoni se problemi i opozitës është me z.Rama apo me Partinë Socialiste?

Manjani- Unë mendoj që problemi i opozitës nëse duhet të kishte një problem, do të ishte ekzaktësisht me disbalancën e theksuar të jetës politike në vend. Këtu nuk sundon ligji, por sundon portali e qeverisja ‘Shqipëria që do Rama’. Nuk jemi shtet, kjo është një maskaradë.

Tirana Today- A ekziston mundësia që kjo rrëmujë politike po krijohet nga të dyja palët, me qëllim ndalimin e Reformës në Drejtësi?

Manjani- Ky është një spekulim banal, është nga ato bajatet fare. Këta që kanë ikur nga Parlamenti kanë dorëzuar imunitetin. Janë të lirë SPAK-u t’i arrestojë e t’i gjykojë sikur dhe Partia Socialiste. Frikë nga SPAK-u, boll pra është absurde, i doli boja kësaj tani. Nuk ka frikë kush nga SPAK-u, veç qeverisë. Nëse kanë mend në kokë bëjnë mirë të kenë frikë.

Si në KLGJ-ë, ashtu edhe në KLP-ë që janë zgjedhur me shumë mund, qeveria ka njerëzit e vetë. Pyetja ime është pse nuk fillojnë procedurat, derisa kjo opozita është e kriminalizuar. Le t’i fusin në burg e të bien rehat.

Tirana Today- Juve mendoni se nëse do të vijë në krye të qeverisë z.Basha apo kushdo emër tjetër i politikës aktuale; do të sjellë ndryshim pozitiv?

Manjani- Unë jam përkrahës i filozofisë që absolutisht çdo ndryshim shkon për mirë. Edhe sikur Edi Rama të ikë e të rikthehet sërish, prapë është gjë e mirë. Nëse pushtetari do të njohë pasojat e qeverisë së vetë, duhet të dalë nga zyra. Jo si kryeministër, por si i mundur dhe le të shkojë të shohë njëherë se çfarë ka bërë.

Ne nuk mund të rrimë me mendim se ‘ky që vjen është më i keq dhe le të mbajmë këtë që kemi’, që të qelbet në qeveri. Kështu ka ardhur Enver Hoxha, me këtë mendësi hajt mo se nuk ka njeri tjetër se Enverin kemi.

Opozita kërkon të hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme dhe të ikë nga qeveria. Tani është qeveria e cila ka radhën të kthejë një përgjigje.

Tirana Today- Z.Balla tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Manjani- Unë po them qeveria, ça z.Balla, ai nuk është pjesë e qeverisë. Ai është pjesë e një qeverie tjetër. Tani unë kur them qeveria flas për Edi Ramën. Se nuk e ulim dot pjacën e muhabetit. Kushdo që i thotë vetes politikan i përgjegjshëm duhet patjetër të mendojë për një zgjidhje. Postet nuk janë të përjetshme. Dhe në hapësirën politike, zgjidhje ka sa të duash.

Tirana Today- Protestën e të shtunës, si e patë?

Manjani- Një demonstrim masiv i mllefit që njerëzit kanë me qeverisjen e vendit.

Tirana Today- Mendoni se nesër te protesta përballë Parlamentit do të ketë një zhvillim ndryshe?

Manjani- Nuk mendoj kështu, nuk ka arsye përse. Njerëzit janë ftuar të protestojnë , duhet ta bëjnë këtë gjë. Protesta është vetëm gjë e mirë, asgjë e keqe nuk vjen prej saj. Edhe nëse thyhet ndonjë xham, punë e madhe. Po na bëjnë këto sikur u shkatërruar prona publike se u thye një xham atje apo u prish kauçuku që ka vënë pa leje ai./ TIRANA TODAY

Tags: dorëzimi i mandateveedi ramaenver hoxhaopozitaparlamentiprotestareforma ne drejtesiylli manjani

TË LIDHURA

Ministrja Ibrahimaj: Do subvencionojmë të gjitha shtresat në nevojë dhe me të ardhura të ulëta
Politikë

Ministrja Ibrahimaj: Do subvencionojmë të gjitha shtresat në nevojë dhe me të ardhura të ulëta

10:14 | 10/04/2026
Ish-ministri Beqaj: S’ka shqyrtim për ndryshimin e masës
Aktualitet

Ish-ministri Beqaj: S’ka shqyrtim për ndryshimin e masës

09:57 | 10/04/2026
U dënua për shpërdorim detyre/Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Politikë

U dënua për shpërdorim detyre/Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

09:22 | 10/04/2026
Next Post
Mandatet/ Ambasadorja gjermane: Opozita gaboi, dhuna e papranueshme

Mandatet/ Ambasadorja gjermane: Opozita gaboi, dhuna e papranueshme

“Parlamenti të bëjë detyrën ose të shkrihet”, ish-ministri: Aktin më ekstrem politik

“Parlamenti të bëjë detyrën ose të shkrihet”, ish-ministri: Aktin më ekstrem politik

1991/ Injoranca e njerëzve të shpërfytyruar: Shënomëni edhe mua si enverist

1991/ Injoranca e njerëzve të shpërfytyruar: Shënomëni edhe mua si enverist







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Ministrja Ibrahimaj: Do subvencionojmë të gjitha shtresat në nevojë dhe me të ardhura të ulëta
Politikë

Ministrja Ibrahimaj: Do subvencionojmë të gjitha shtresat në nevojë dhe me të ardhura të ulëta

by mirseda
10:14 | 10/04/2026
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj foli për çmimet e larta, duke thënë se nga monitorimet...

Ish-ministri Beqaj: S’ka shqyrtim për ndryshimin e masës

Ish-ministri Beqaj: S’ka shqyrtim për ndryshimin e masës

09:57 | 10/04/2026
DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet

DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet

09:42 | 10/04/2026
U dënua për shpërdorim detyre/Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre/Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

09:22 | 10/04/2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

08:46 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com