Politikë

Zaev çon vendin në zgjedhjet të parakohshme/ Kodheli tregon pse Rama nuk jep dorëheqjen


               Publikuar në : 18:28 - 21/10/19 Enno

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, teksa ishte e ftuar këtë të hënë në “Top Talk”, u pyet se për cilën arsye kryeministri Edi Rama nuk jep dorëheqje; duke iu referuar rastit në Maqedoninë e Veriut, ku kryeministri Zoran Zaev pas dështimit për hapjen e negociatave, kërkoi që vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Kodhelit, Maqedonia ka pasur një kusht mbi të gjitha kushtet, çështjen e emrit.

“Çështja e emrit ka qenë edhe viza, stafeta, flamuri i kryeministrit Zaev, pra ndryshimi i emrit sillte automatikisht hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi i emrit u realizua, hapja nuk u realizua. Këto ishin një binom i pandarë, nuk ishte ky, nuk ekzistonte ky binom në rastin e Shqipërisë. Ndaj dhe në gjykimin e Kryeministrit Zaev, kjo ka qenë më shumë se sa e mirëpritur në vendin e tij lidhur me një veprim i cili rridhte pikërisht nga ky fakt.

Vijmë tek përgjigjja për opozitën, mendoj që në momentin që opozita kërkon një pushtet në tavolinë, e vështirë që do ta marri këtë pushtet. Jetojmë në një sistem, kemi vendosur të zhvillojmë një sistem i cili nuk përgjigjet marrjes së pushtetit në tavolinë. Sistemi i përgjigjet zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, deklaroi Kodheli.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT