Aktualitet

Vrasja e Kacifasit/ Ekstremistët grekë do zbarkojnë në Shqipëri, priten protesta në Kapshticë


               Publikuar në : 18:31 - 21/10/19 M. S

Vrasja e Kostandin Kacifas duket se nuk po kalon kollaj tek grekët. Pritet që nacionalistët grekë të zbarkojnë në Shqipëri. Ata kanë kërcënuar se do të marrin hak për vrasjen e Kostandin Kacifas.

Në një mesazh të dërguar në 27.al faqja “Lajme Patriotike Shqiptare”, ka bërë të ditur lajmin duke kërkuar gatishmëri nga ana policisë në datën 26 tetor.

Ata kanë bërë thirrje gjithashtu për të protestuar, dhe bllokuar kufirin në Kapshticë. “Lajme Patriotike Shqiptare” kanë njoftuar: “Zyrtare në 26 tetor në Shqipëri do vijnë ekstremistë grekë. Ju ftojmë e ju njoftojmë që kush dëshiron në këtë ditë, ne bëjmë një protestë të bllokojmë kufirin në Kapshticë. Kush dëshiron të bashkohet me ne në datën 26 tetor, do zhvillojmë protestë, ftojmë çdo patriot”.

Kacifas u vra më 28 tetor, pasi sulmoi me armë forcat speciale RENEA në Bularat.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT