E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

“Vijon pastrimi i llumit që s’ka të mbaruar”, Rama: Duhet durim!

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka prezantuar sot në Kuvend projektbuxhetin 2022, teksa theksoi se është dëshmi e një arritje domethënëse të këtyre dy viteve të vështira. Ai deklaroi se asnjë sektor apo reformë, nuk është lënë pas dore. Dhe me këtë buxhet të ndërmjetëm, do të rrisin financimin për të mbështetur kategoritë më në nevojë.

Sikundër ka premtuar edhe më herët, kryeministri pohoi se do të rrisin pagat me një bonus të posaçëm deri në 150% për punonjësit e policisë, që punojnë larg vendbanimit. Do dyfishojnë ndihmën ekonomike për rreth 15 mijë familje që kanë tre apo më shumë fëmijë deri në 18 vjeç. Në fokus janë edhe naftëtarët e Fierit, të cilët pas një sërë protestash, kërkesat e tyre morën zgjidhje.

Ndër të tjera, Rama është shprehur se po vijon pastrimi i llumit të mbetur nëpërmjet Reformës në Drejtësi, dhe sipas tij, nga ana tjetër ngritja e institucioneve.

“Ky është buxheti i parë i mandatit tonë të tretë, dhe kapitulli i parë i planit për të jetësuar vizionin “Shqipëria 2030”. Është një buxhet i ndërmjetëm, mes fazës së imponuar të emergjencës së shkaktuar nga dy fatkeqësi të mëdha natyrore dhe fazës së re të adresimit të ambicies për arritjen e një niveli të ri zhvillimi në dekadën që kemi hyrë.

Skema e këtij buxheti është dëshmi e një arritje domethënëse të këtyre dy viteve tejet të vështira. Për të mbetur ambiciozë për të nesërmen, gjatë kurimit të dy plagëve të rënda të së sotmes. Siç flet qartë dhe ky buxhet, asnjë sektor, apo reformë nuk është lënë pas dore dhe me këtë buxhet të ndërmjetëm, pavarësisht dhe krizës së energjisë rrisim financimin për të mbështetur njerëzit, kategoritë më në nevojë, forcat e punës, fëmijët, nxënësit, të rinjtë, shërbime publike. Injektojmë financime të konsiderueshme.

Rrisim pagat me një bonus të posaçëm deri në 150% për punonjësit e policisë, që punojnë larg vendbanimit. Nuk rrisim asnjë taksë për asnjë kategori. Dyfishojmë ndihmën ekonomike për rreth 15 mijë familje që kanë tre a më shumë fëmijë deri në 18 vjeç. Ligjërojmë me këtë buxhet pagën prej 30 mijë lekësh të reja në muaj, për naftëtarët e Fierit për gjithë vitin 2022. Ndërkohë që kërkojmë një zgjidhje. 26 mln dollarë indeksimi i mëtejshëm i pensioneve, si dhe 36 mln dollarë bonusi i fundvitit.

Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarë me 111 mln dollarë. 27 mln dollarë për vaksinimin. Për herë të parë, fillojmë dhe me programet kombëtare të arteve dhe të zejeve, teknologjia, sportet për fëmijët dhe nxënësit me një financim të posaçëm në buxhetin e shtetit.

Lexo edhe :   Rama njofton hapjen e rrugës së Arbrit (VIDEO)

Sektor më sektor, duke nisur nga reforma në drejtësi, financohet 84 mln dollarë. Jemi në një fazë të rëndësishme të reformës në drejtësi, ku vijon nga njëra anë pastrimi i llumit që s’ka të mbaruar dhe nga ana tjetër ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë. Për të gjithë ata që me të drejtë presin më shumë rezultate dhe më shpejt, dua të them se duhet dhe më shumë durim. Revolucion dixhital në shërbim të qytetarit, sipërmarrjes, zhvillimit ekonomik, luftës kundër krimit e korrupsionit me buxhetin e 2022 merr një shtysë të re.

Lexo edhe :   Shqipëria feston sot 77-vjetorin e Çlirimit

Ishte lajm sot në mediat italiane, vajtja e Presidentit të Italisë për të tërhequr certifikatën online dhe ndërkohë debati sot po ashtu ishte lidhur me faktin që shërbime të ndryshme nuk mund të ofrohen për shkak të mos sigurimit të ndërveprimit të bazave të të dhënave. Për ne kjo është histori. Jo më certifikatat janë online, por me 31 dhjetorin e këtij viti mbyllen online të gjitha shërbimet publike të dokumenteve, që nuk kanë nevojë për praninë fizike.

Ndërkohë hyjmë në fazën e mbylljes së ciklit jo vetëm për aplikimet online, dhe për një pjesë të shërbimeve që mbyllen edhe me dhënien e dokumenteve online me vulë elektronike, por për të gjitha shërbimet.

Platforma e bashkëqeverisjes ka kaluar në Kuvend dhe është ligj. Sot duke e çuar në një nivel tjetër gjithë rrjetin tradicional të komunikimit të institucioneve me qytetarët se ka shumë konfuzion dhe teori. Por thelbi është që çdo shtet kanë tradicionalisht disa prej shekujsh, disa prej dekadash, zyrat e marrëdhënieve me publikun, me qytetarët, të cilat janë zyra që në pjesën më të madhe funksionojnë me letra.

Platforma i ka çuar këto marrëdhënie në nivelin e ndërveprimit online, duke siguruar dhe një monitorim dhe një kontroll mbi administratën dhe duke garantuar një bazë mbi të cilën edhe njësia antikorrupsion e MD ka hyrë tanimë në një fazë të re.

Ajo ç’ka ne do të garantojmë në vijim dhe është ambicia e këtij mandati, është që të sigurohet jo vetëm mbyllja përfundimtare e të gjitha sporteleve në RSH, që ofrojnë shërbime me radha dhe kontakte të drejtpërdrejt me punonjësit e administratës që pastaj rezultojnë shpesh herë në marrëdhënie ku futet ryshfeti”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...