E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Në 28 nëntor hapet kantieri i aeroportit të Vlorës, Rama fton deputetët

Në 28 nëntor do të hapet kantieri i ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Këtë detaj e ka njoftuar kryeministri Rama sot në Kuvend. Po ashtu brenda pak javësh fillon puna për portin turistik të Vlorës. Ai ka ftuar të gjithë deputetët pa dallim krahu politik, t’i bashkohen kësaj nisme, sepse pritet që projekte kaq të mëdha në fushën e turizmit do të kenë ndikim edhe në ekonominë e vendit. Kreu i qeverisë ka renditur një sërë projektesh teksa është ngacmuar nga vendi nga deputetët e PD-së. Nuk ka munguar përgjigjja e kryeministrit që tha se së pari është ëndrra, më pas projekti dhe më pas realizimi.

“Me të do vijojmë të kemi rritje, por kemi sfidën që ajo të mos jetë thjesht në numër por të jetë shumë më e lartë në të ardhura pavarësisht numrit. Për këtë na vlejnë të gjitha projektet që kemi thënë, në 28 nëntor hapim kantierin në Vlorë për aeroportin, është fundi u një kalvari të gjatë. Po ashtu brenda pak javësh fillon puna për portin turistik të Vlorës.

Ju ftoj të gjithëve pa dallim. Kjo do krijojë një zinxhir të ri vlere në Vlorë, dhe impakt në ekonomi. Uroj të përfundojmë dhe lidhjen e kontratës për portin Turistik të Durrësit, ndërsa në Sarandë puna ka filluar, dhe të gjitha këto lidhen me investimet ne infrastrukturë. Tani kush sheh ëndrra në gjumë, nuk e kupton këtë. Tjetër ne do vazhdojmë të qëndrojmë fort asaj që do jemi mburojë për familjet në raport me çmimet, ne do vazhdojmë të mbajmë çmimin aktual.

Dua të flas edhe për disa garanci sovrane, që do jenë në dispozicion për sektorë të ndryshëm që nga ajo për manifakturën dhe sipërmarrjen, turizmin dhe sot jemi në përgatitje, për një tjetër që lidhet me strehimin.

Lajmi i mirë është se në janar të 2021 me librat e shtetit flas, janë rekuperuar të gjitha vendet e humbura nga pandemia, dhe rritja ekonomike do të vijojë duke bërë që të jemi optimist që norma e papunësisë nga 11.4 të ulet në 10.3, dhe të bëjmë çmos që të rrisim hapësirën për vende pune të paguar më shumë”, tha kryeministri.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...