E diel, 28 Nëntor, 2021
15.5 C
Tirana

“Veliaj nuk i mbajti premtimet”, autobusët ‘makthi’ i qytetarëve

Nga Anxhela Ferra

Në shkurt të vitit 2017-të kryetari i Bashkisë Erion Veliaj premtoi ndryshime rrënjësore për transportin publik në kryeqytet. Tre ishin pikat ku ai u përqendrua, futja e sistemit GPS, përdorimin e biletave elektronike dhe shtimin e flotës së autobusëve. Në Tiranë operojnë 16 linja të transportit urban, shtuar gjatë viteve të fundit. Por, përsëri qytetarët kanë ankesa dhe kërkojnë të ketë një numër më të lartë. Ndërkohë dy premtimet e tjera të Veliajt ende nuk janë bërë realitet, madje duket se janë larg së realizuari.

“Unë jetoj në Greqi dhe atje së fundmi ka filluar sistemi me karta, nuk të kërkon njeri biletën. Transporti publik atje është shumë ndryshe me këtu, që nga momenti kur të vjen faturino dhe ti je në këmbë e të duhet të nxjerrësh lekët. Apo njerëzit të cilët shtyhen, pasi autobusët mbushen plotë. Këto janë shumë të bezdisshme.”

“Autobusët janë për ibret, nuk ka këtu në Tiranë transport publik. Ka shumë vonesa, orari nuk respektohet, autobusët janë për faqe të zezë, ngjitur njëri me tjetrin. Premtimi për bileta elektronike ka për tu bërë kur të mos jemi ne më.”

Edhe pse është transporti më i përdorur nga qytetarët të të gjitha grupmoshave, autobusët në Tiranë vazhdojnë të jenë një “hall” për përdoruesit. Ndër problematikat që duket se nuk kanë marr zgjidhje prej vitesh janë vonesat, mbipopullimi, kushtet e këqija.

“Nuk kanë kondicionerë, linjat ecin shumë ngadalë. Sepse për pastërti as nuk flitet, por për këtë kanë faj edhe njerëzit. Të cilët i hedhin biletat apo letra që janë duke ngrënë në dysheme.”

“Sauku i Vjetër është një linjë shumë problematike, pasi ka shumë radhë. Sidomos në mëngjes, ndonjëherë të duhet të rrish në stacion për 30 minuta pasi nuk ke ku hipën. Sa për kushtet as nuk diskutohen, pasi janë mjete shumë të vjetra.”

“Ka probleme sa të duash, autobusët në Tiranë janë plakur. Pastërtia dihet se si është, presim të shtohen mjetet, të rregullohet shërbimi edhe nga faturinot.”

Për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, Bashkia krijoi edhe një aplikacion “Tirana Public Transport” prej ku mund të shihet vendi i stacioneve, si edhe vendndodhja ekzakte e autobusëve. Por, kjo gjë ende nuk është e mundur. Në aplikacion përveç vendndodhjes së stacioneve, nuk ka informacion për sa i përket vendndodhjes së autobusit apo pas sa minutash mund të jetë në stacion. Madje në asnjë stacion nuk janë të publikuara oraret se kur kalon autobusi.

“Unë jam lindur e rritur në Tiranë dhe prapë nuk e di se ku janë tamam stacionet e autobusëve. Veliaj premtoi se do të kishte ndryshime, por ne ende nuk i kemi parë dhe vazhdon të mbetet po njësoj situata. Ne presim, rrimë me shpresa se do të rregullohen standardet.”

“Shumë mirë janë kushtet, rri pret 2 orë në stacion, a ka ku shkon më mirë?! Sa e sa herë ka qëlluar që kam shkuar me vonesë në një vend, vetëm prej vonesave të këtyre. Unë kam mbi 15 minuta që rri në stacion e pres autobusin.”

“Kushtet janë skandaloze, janë shumë të këqija. Autobusët vonohen, në verë nuk ka kondicionerë dhe në dimër nuk ka ngrohje. Fokusi i Bashkisë nuk duhet të jetë vendosja e biletave elektronike, pasi më parë duhet bërë shtimi i orareve të autobusëve. Pasi mua shpesh më duhet të pres 20 minuta një autobus, ndërkohë që Kryetari thotë që vijnë 3 deri në 7 minuta në stacion. Jo pak herë më është bërë vonë për në punë, aq saqë jam detyruar të marr taksi për të mos humbur ditën e punës.”

“Ç’e pyet si janë kushtet, ato duken. Me shumë siklet e përdorim transportin publik, ka vonesa, shumë njerëz. Edhe pse u rrit çmimi i biletës, prapë nuk është ai shërbimi që ne kërkojmë. Standardet janë zero.”

Ndërkohë që Veliaj ka nisur fushatën për zgjedhjet e Qershorit, duke bërë premtime të reja sesi do të vazhdojë transformimi i Tiranës; qytetarët i bëjnë kërkesë të plotësojë premtimet e dhëna katër vite më parë. Dhe një prej tyre lidhet me shërbimin e transportit publik, veçanërisht në periudhat e dimrit apo të verës, ku udhëtimi me to kthehet në një sfidë./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...