Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Ti largohemi politikës së ping-pongut”, Shkëlqim Hajdari: Duhen programe konkrete dhe debate intelektuale

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ti largohemi politikës së ping-pongut”, Shkëlqim Hajdari: Duhen programe konkrete dhe debate intelektuale

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, teksa analizoi zhvilimet politike në “News 24”, dha mesazhe të qarta e po kështu apeloi që palët politike ti largohen politikës së ping-pongut e parcelave, por të dalin në ring!

Duke analizuar në detaje tërë procesin politik e duke ndjekur rrjedhën e zhvillimeve për ‘hapjen e listave’, z.Hajdari kërkoi nga politika që të ballafaqohet me programe konkrete. Ai tha se nuk është në interesin e asnjë pale që të shkatërrojë zgjedhjet, ndërsa aspirojmë të integrohemi në BE.

Sot në Komisionin e Ligjeve u vendos që të gjitha propozimet do të integrohen në një draft të vetëm, për të bërë ndryshime në sistemin zgjedhor. Deputetët do të mblidhen sërish nesër, për të miratuar ndryshimet nen për nen. Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, duke lënë pas tentativat e vazhdueshme të palëve, secila në interes të vetë, tha se çelësi i suksesit qëndron tek vullneti politik.

“Mediat kanë bërë me dije se opozita ka dërguar një draft në Këshillin Politik. U ra dakord që të gjitha draftet të diskutohen dhe të gjitha ndryshimet të integrohen me njëri-tjetrin. Në Parlament të shkohet me 1 draft. Kjo është reformë minimale demokratike. Listat duhet të jenë 100 për qind të hapura.

Unë mendoj se asnjë parti politike nuk është e interesuar të shkatërrohen zgjedhjet. Uroj t’i ikim politikës së kinezërive. Urojmë që shqiptarët të zgjedhin ata që duan në Parlament. Shqipëria është vend që synon integrimin në BE, dhe zgjedhje me një parti nuk duhet të ketë më. Mendoj se propozimi i z. Xhafaj ishte i drejtë, që votat të numërohen nga njerëz apolitikë”, tha Hajdari.

“Forcat politike janë të përgjegjshme, dhe shpresoj që dmth ti ikin politikës së ping-pongut dhe të pranojnë paktin se nëpërmet votës së lirë të zgjedhin nëpërmjet këtyre partive që përfaqësojnë. Mjafton që të kemi vullnet politik, për ti krijuar mundësi njerëzve dhe partitë të jenë në garë”, tha më tej z. Hajdari.

Lidhur me deklaratën e Kreut të Shtetit, i cili ka përshëndetur zyrtarizimin e propozimit të opozitës së bashkuar në Këshillin Politik ditën e djeshme, ai tha se është plotësisht dakord me atë se çfarë ka thënë Meta.

“Duke hequr qëndrimet politike të presidentit, jam dakord me ato që thotë Kreu i Shtetit. Rama, Basha etj duhet që të dalin në politikën e ringut. Duhet të ndodhë si në vendet anglo-sanksone. Kemi fushatën presidenciale në SHBA, e kemi përballjes mes z. Donald Trump dhe Joe Biden. Duhet edhe këtu një debat, për atë se çfarë do të bëhet me shqiptarët, largimin masiv, me ekonominë etj. Shqiptarët janë të etur për të parë diskutime intelektuale mes kryeministrit dhe liderit të opozitës.

Populli shqiptar është vital. Populli shqiptar reagon kur situata nuk mban më. Gjysma e votuesve shqiptarë janë jashtë shtetit, e uroj që të kthehen në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë që presidentin ta zgjedhë popullin”, u shpreh Hajdari.

Z. Hajdari shtoi tej se populli është vigjilent për çfarë ndodh mes palëve poltike, e ndërsa tha në zhargonin e përditshëm se populli ‘reagon aty ku nuk mban më’. “Populli te shikon në dritë të syrit dhe reagon aty ku nuk mban më. Listat do hapen. Publiku shqiptar kërkon një reformë më të thellë demokratike. Është një proces. Të gjithë ata që kanë kërkuar ringritjen e demokracisë, janë në të drejtën e tyre që të nxjerin problematikën e madhe”.

TIRANA TODAY

Tags: bashalistat e hapuraramaShkëlqim HajdariZgjedhjet

TË LIDHURA

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut
Aktualitet

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes
Aktualitet

Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes

19:15 | 19/02/2026
Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi
Aktualitet

Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi

18:51 | 19/02/2026
Next Post
“Të presim të na bashkohesh sa më parë”, Manastirliu tregon çfarë po ndodh me Silva Binon

“Të presim të na bashkohesh sa më parë”, Manastirliu tregon çfarë po ndodh me Silva Binon

Mrekullitë ndodhin/ Humbin 3 fëmijët në një aksident, pastaj bëhen me trinjakë

Mrekullitë ndodhin/ Humbin 3 fëmijët në një aksident, pastaj bëhen me trinjakë

Drafti/ Yuri Kim: Opozita mori përgjegjësitë e saj, palët të mos devijojnë nga marrëveshja

Drafti/ Yuri Kim: Opozita mori përgjegjësitë e saj, palët të mos devijojnë nga marrëveshja







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com