Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu ka njoftuar se deri më tani raportohet për 4 viktima dhe 2 të plagosur si pasojë e tërmetit. Ai tha se në zonën e Elazig janë shkatërruar 5 ndërtesa.
Pjesa Lindore e Turqisë u trondit ditën e sotme nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballë. Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3.
Dyshohet se tërmeti mund të jetë ndjerë edhe në Sirinë veriore dhe Irak.