E diel, 27 Shtator, 2020
13 C
Tirana

Video e Kryebashkiakut të Bulqizës dhe mesazhi “i koduar” i SPAK-ut

Më të lexuarat

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha”, Rama i përgjigjet Berishës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se kreu i qeverisë hoqi dorë nga kandidimi në Durrës pasi mori vesh se...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

Vajza e Sabianit pozon topless, e fotografon i ati

Vajza e këngëtarit të njohur Sabiani, Keisi Medini, ka publikuar së fundmi disa foto e shtrirë në krevat dhe duke pozuar topless. E menjëherë pas...

VIDEO/ Përmbytje me verë të kuqe, momenti kur shpërthen depozita prej 50.000 litrash

Një depozitë prej 50 mijë litrash me verë të kuqe ka shpërthyer sot në një karantinë në Spanjë, duke e kthyer vendin përreth në...

E bujshme, zbulohet lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që e shoqëronte

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua pak ditë më parë në Morinë bashkë me dy personat që e shoqëronin, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim...

U gjet pranë nënës së vdekur, ja si është gjendja e 10-vjeçares në Pogradec

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Pogradec. Fëmija i gjetur pranë nënës është vajzë rreth 10 vjeç. Ajo ndodhet në gjendje...

Nga Alfred Peza

Prova më e dukshme e degradimit dhe e degjenerimit të sistemit të vjetër të drejtësisë, ishte ecja e tij njëkohësisht mbi dy shina me kahje krejt të kundërta: Mbi kulturën e pandëshkueshmërisë nga njëra anë dhe mbi mosmbajtjen e asnjë sekreti hetimor për çështjet me sensibilitet publik, nga ana tjetër.

Sa më shumë që elita e vjetër politike, krimi i organizuar dhe korrupsioni bëheshin të paprekshëm, si për të zbatuar edhe në jetën shqiptare ligjin e kompensimit, aq më shumë prokurorë e gjyqtarë nisën të nxirrnin në pazar të gjitha detajet e dosjeve dhe çështjeve që preknin direkt ose indirekt, njerëzit dhe interesat jashtë rrethit të tyre okult.

Gjyqet popullore, publike, mediatike përmes rrjeteve sociale, mediave online dhe atyre lokale, rajonale e kombëtare ushqenin çdo ditë e çdo mbrëmje, çdo javë e çdo muaj të viteve pas miratimit të reformës në drejtësi, një telenovelë që ndiqej gojëhapur nga qytetarët e këtij vendi. Përmes këtij operacioni po bëhej helmimi masiv e i pandërprerë i popullsisë, në përpjesëtim të drejtë me pritshmëritë e tyre të mëdha, për sistemin dhe institucionet e reja të drejtësisë, që kishin nisur të krijoheshin në Shqipëri.

Qëllimi i skenarit të kësaj telenovele, ishte hakmarrja jo vetëm e gjyqtarëve dhe prokurorëve që ishin pjesë e listës së vizave të hequra nga SHBA, por edhe i gjithë të tjerëve bashkë me to, që nisën të dilnin jashtë sistemit nga vettingu. Të mbështetur fuqimisht nga kupola e punëve të errëta të këtij vendi, që ndjenin se po u ikte nga thonjtë parajsa e 30 viteve amulli, pjesa e kalbur e drejtësisë bëri gjithçka tjetër përgjatë këtyre viteve, përveçse të bënte drejtësi të drejtë.

Sekreti hetimor u asgjësua edhe si nocion. Si normë. Si rregull. Si etikë. Si kod i shkruar e i pashkruar. Si detyrim ligjor, për këdo që ka marrë përsipër të jetë pjesë e pushtetit të drejtësisë dhe institucioneve të sigurisë publike. Në këto kushte dukej sikur rolin e oficerit të policisë gjyqësore po e bënte reporteri i medias. Rolin e prokurorit opinionisti, deputeti apo ish deputeti. Ndërsa rolin e gjykatave, selitë e partive të opozitës.

Nuk besoj se e keni harruar që nga foltoret e tyre nisën të grumbulloheshin edhe provat, të bëheshin edhe “hetimet”, të jepeshin edhe pretencat, edhe vendimet, edhe masat e dënimit. U shkua deri atje sa edhe kur një çështje nuk ekzistonte, ajo shpikej. Rolet e protagonistëve të saj, filluan që ti luanin aktorë “amatorë” e “profesionistë”. Derisa në përfundim të gjykimeve publike, vinte dita e madhe e “pushkatimi” të kundërshtarit politik.

Lexo edhe :   Ku ndahen Lulzim Basha dhe Ilir Meta për 25 prillin
Lexo edhe :   Ku ndahen Lulzim Basha dhe Ilir Meta për 25 prillin

Sistemi i vjetër ndërsa ishte duke dhënë shpirt, drejtësi nuk dha dot, por bëri gjithçka për të prodhuar politikë. Si për të na kujtuar gjithmonë të gjithëve se kush e komandonte në të vërtetë atë dhe se sa të drejtë kishte mazhoranca socialiste, SHBA dhe BE që u angazhuan për ta çmontuar e për të ngritur mbi rrënojat e saj, sistemin e ri të drejtësisë.

Mjafton të kesh ndjekur reagimit të SPAK për çështjen e videos për të cilën media e opozita pretendojnë se është filmuar Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar lëndë narkotike, për të kuptuar sadopak ndryshimin që ka nisur. Sapo çështja u bë publike, institucioni i drejtësisë së re u vu menjëherë në lëvizje. Mori dëshmitë e palëve, provat e tyre dhe nisi procedurat për ti shkuar hetimit deri në fund. Mënyrë e reagimit të prokurorëve për këtë çështje, ruajtja e kofidencialitetit nga protagonistët dhe e sekretit hetimor nga institucioni, bëjnë një kontrast të thellë me dosjet e shqyrtuara deri dje nga institucionet e vjetra të drejtësisë.

E ndërkohë që Prokuroria e Posaçme duket se e ka nisur punën me këmbën e mbarë, duke pritur edhe denoncimet e para nga qytetarët dhe aktorët e tjerë të jetës shoqërore shqiptare, ka trokitur momenti që të ngrihet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në internet, edhe pyet edhe përgjigjet po vetë:

A “e dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë”.

Edhe ky mesazh i SHBA për BKH dhe mesazhi që SPAK ka dhënë këto ditë, është i njëjtë: Bashkë me 2019, iku edhe koha e drejtësisë së vjetër. E bashkë me të, edhe ata që e ideuan dhe e mbajtën deri tani në këmbë. Bashkë me 2020 ka nisur jo vetëm një dekadë, por edhe një epokë e re për drejtësinë në Shqipëri!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Në rrezik nga pandemia”/ Ministri spanjoll paralajmëron masa më të ashpra

Qeveria spanjolle ka paralajmëruar shtim masash në Madrid, duke e cilësuar si tepër të rrezikshme situatën nga pandemia. Të premten, autoritetet në Madrid vendosën të...

Aksident në Berat/ Mjeti me të cilin udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, teksa një automjet tip Benz është përplasur me një makinë tip...

Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në...

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Nga Mero Baze Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra...

Biznesi me shëndetin: Ja sa fitojnë kompanitë e prodhimit të ilaçeve

Të gjithë mezi po presin daljen e vaksinës së duhur kundër Covid-19. Por pandemia ka nxitur edhe akuza ndaj industrisë farmaceutike, se ajo është...