Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ekspertët e ndërtimit, kanë inspektuar të gjitha zonat e prekura nga tërmeti. Tashmë është nxjerrë një bilanc paraprak i banesave dhe godinave që përbëjnë rrezik shembje në rast tërmeti.
Në qarkun e Tiranës, 350 banesa dhe 2 pallate janë shpallur të pabanueshme. Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, ka shkaktuar dëmtime të panumërta.
Po kështu, banorët janë ende në panik lidhur me tërmetet që po pasojnë. Me kalimin e orëve, edhe më shumë shuhen shpresat për gjetjen e trupave. Deri më tani raportohet për 40 të vdekur dhe 750 të plagosur.