Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nga vrasja e të atit te lidhjet politike, kush është “Ben Qimja”, si u kthye ai në një nga emrat më të njohur në botën e krimit

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës së krimit, Arben Isufaj, i njohur ndryshe me nofkën “Ben Qimja”, duke zbardhur të shkuarën e errët të tij dhe ngjitjen në shkallët e botës së krimit.

Në Shënjestër:

Por kush është personazhi që njihet me nofkën Ben ‘Qimja’? Si hyri ai në botën e krimit dhe si u bë ai një ndër njerëzit me influentë në zonë?

Si arriti Arben Isufaj t’i shpëtonte ndër vite drejtësisë, kur ndaj tij rëndojnë akuza të rënda dhe cilat janë lidhjet e tij politike?

Referuar skedës së tij kriminale, Arben Isufaj i njohur si Ben ‘Qimja’. i hyri rrugës së krimit, pas vrasjes së babait të tij, Enver Isufaj, çka e bëri atë jo vetëm një nga personazhet më të rëndësishëm dhe më të njohur të krimit në qytetin e Fierit, por edhe i siguroi ndërkohë edhe lidhje të forta politike.

Lidhje të cilat më pas i shfrytëzoi mjeshtërisht, duke shtrirë tentakulat e tij edhe në institucione publike, ku fitoi tendera të rëndësishëm, që e fuqizuan më tej edhe ekonomikisht.

Por para se të shkojmë aty le të ndalemi edhe njëherë te përplasja finale që e futi atë në botën e krimit; vrasja e babait të tij.

Ku gjithçka thuhet se nisi pas një konflikti që ai pati me bandën e Sel ‘Çamit’ në qytetin e Fierit, i njohur si një nga kapobandat e fillimit të viteve ‘90 në këtë qytet.

Fillimisht thuhet se Arben Isufaj kishte një shoqëri të mirë me ‘djemtë’ e Sel ‘Çamit’, marrëdhënie e cila shpejt pësoi një krisje dhe çoi deri në përdorimin e armëve. Bazuar gjithmonë vendimeve gjyqësore, në vitin 1994, koha kur Arben Isufaj ishte ende një 19 vjeçar, ai thuhet se u përplas me Piro Koçiun dhe dy kushërinj të këtij të fundit me mbiemrin Yzeiraj.

Për zgjidhjen e këtij konflikti u përfshi babai i tij, Enver Isufaj, babai i Arben Isufaj, i cili më pas do të vritej më në një bilardo në zonën e Sheqit në Fier, pranë banesës së tij.

Në vrasje kishin marrë pjesë Pëllumb Yzeiraj dhe Vladimir Hasani, vëllai i Sel ‘Çamit’.

Do të ishte pikërisht kjo ngjarje, që duket se do të ndryshonte edhe vetë rrjedhën e jetës së Isufajt, i cili më vonë do të shndërrohej në një personazh kontrovers të botës së krimit.

Por disa vitë më vonë, në vitin 2002, një tjetër ngjarje kriminale, thuhet se e ktheu edhe njëherë përmbys kupën midis dy fiseve, skenë krimi që do të zhvillohej po në Fier.

Pëllumb Yzeiraj, në atë kohë qëlloi me armë zjarri ndaj një makine tip ‘Fuoristradë’, me të cilën udhëtonin, shtetasit Julian Isufaj dhe Bledar Kastrati, ngjarje ku mbetën të vrarë Julian Isufaj, i afërm i Arben Isufaj si dhe shtetasi Esat Taze, si dhe u plagosën shtetasit Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj.

Dosja Hetimore

“Më datë 25 Mars 2002, në qytetin e Fierit, në vendin e quajtur ‘Sheshi i Valutës’, shtetasi Pëllumb Yzeiraj ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës tip ‘Fuoristradë Benz’, ku ndodheshin shtetasit Julian Isufaj dhe Bledar Kastrati, ku për pasojë mbetën të vrarë Julian Isufaj dhe Esat Taze, si dhe u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj”.

Sipas dinamikës së ndërtuar atë kohë të ngjarjes, i pranishëm në këtë skenë krimi bashkë me autorin Pëllumb Yzeiraj, ishte edhe shtetasi Selim Hasani, që kishte mbërritur në vendngjarje me të njëjtën makinë me të cilën udhëtoi edhe Yzeiraj.

Hasani thuhet se qëndroi pranë makinës nga ku u qëllua drejt shënjestrave dhe u largua nga aty me të njëjtin automjet, i ndjekur nga një makinë e policisë.

Dosja Hetimore

“Nga tërësia e provave të mbledhura është arritur në konkluzionin se të gjykuarit Pëllumb Yzeiraj dhe Selami Hasani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë siguruar makinën dhe automatikun e krimit kanë kryer vrasjen e dy personave të sipërmendur, si dhe kanë rrezikuar jetën e shumë personave të tjerë.

Për këtë arsye Gjykata e Apelit ka arsyetuar se vepra kriminale është kryer për hasmëri. Pavarësisht se mbrojtja ka pretenduar se nuk është hetuar motivi i vërtetë i krimit”.

Pikërisht nga hetimi dhe gjykimi i kësaj ngjarje, dolën në dritë dyshimet se Pëllumb Yzeiraj kishte marrë pjesë në vrasjen e Enver Isufaj, babait të Arben Isufaj, gjë që u mësua nga dëshmia e dhënë nga Bledar Kastrati.

Pasi ky i fundit ra pre e atentatit të vitit 2002, ku mbeti i vrarë kushëriri i Ben ‘Qimes’, Julian Isufaj dhe Esat Taze, si edhe u plagosën dy persona të tjerë, që në thelb ishte edhe një përplasje midis dy familjeve, njëra me prejardhje kosovare, ajo Isufaj, e përfaqësuar nga Ben ‘Qimja’ dhe ajo çame nga Selami Hasani dhe njerëzit e tij, midis tyre edhe Pëllumb Yzeiraj.

Bledar Kastrati “Juliani dhe familja e tij kishin hasmëri me të pandehurit Pëllumb Yzeiraj dhe Selami Hasani. Vëllai i të pandehurit Selami Hasani, Ladi, kishte vrarë xhaxhanë e Julianit, shtetasin Enver Isufaj, dhe në këtë vrasje kishte marrë pjesë edhe Pëllumb Yzeiraj”.

Do të ishte kjo vrasje e cila do të akumulonte edhe urrejtjen e Arben Isufaj ndaj atyre që tani ishin vendosur përballë si armiqtë e familjes së tij.

Ngjarje e cila u pasua më tej me një tjetër më të rëndë, ajo e vrasjes së Pirro Koçiut, në Tiranë.

Vrasja e Pirro Koçiut

“Më datën 12 Gusht 2002 në oborrin e një pallati ne rrugën ‘Him Kolli’ në Tiranë është vrarë me armë zjarri shtetasi Pirro Koçiu.

Ai ka dalë me vrap nga shkallët e pallatit, dhe në oborr është penguar nga një person.

Në këto momente ai është rrëzuar dhe është qëlluar me shkelma dhe grushta nga dy persona, ku njëri nga ata e ka qëlluar në distancën fare të afërt në kokë me pistoletë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe me pas të dy autorët janë larguar me vrap në drejtim të rrugicave që të nxjerrin në rrugën ‘Myslym Shyri’.

Dosja u hetua dhe më pas u arkivua pa autor. Por një gjurmë gishti që u gjet në një pistoletë ‘Zastava’, që dyshohej se i përkiste Arben Isufaj bëri që hetimi të rihapej dhe Ben ‘Qimja’ të përfundonte në pranga si i dyshuar.

TË LIDHURA

Aktualitet

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026
Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026
Aktualitet

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Next Post

‘Do të vras gruan dhe fëmijët’, zbardhen kërcënimet e Ben Qimes ndaj gjyqtarit Vladimir Cjapi

“Ua kemi borxh”, Berisha: Brenda mandatit të parë do të përmbushim detyrimet e programit për ish-të përndjekurit politikë

Zbardhet vendimi i GJKKO për 24 personat e përfshirë në skandalin e tenderave në UBT







JU REKOMANDOJMË

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

by mirseda
09:47 | 07/10/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës...

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com