Kryesore

Tërmetet tronditën Shqipërinë, Federica Mogherini mesazh Ramës: Ju ofrojmë mbështetje


               Publikuar në : 20:37 - 22/09/19 Enno

Lidhur me tërmetet që goditën pasditen e djeshme vendin, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca. Ky i fundit ka dhënë lajmin se shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini i ka shprehur solidaritet Ramës për situatën e tërmeteve.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Soreca nënvizon se Mogherini shpreh solidaritetin e saj të plotë me kryeministrin Rama për situatën aktuale në Shqipëri.

“Uroj që të plagosurit nga tërmeti të shërohen sa më shpejt. Solidarizohem me kryeministrin Rama për këtë situatë. Bashkimi Europian është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë për të rimarrë veten”, thotë ndër të tjera në mesazhin e saj Mogherini.

Komunikatë e Zyrës së BE-së:

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë në BE Federica Mogherini i ka shprehur solidaritet kryeministrit shqiptar Edi Rama për një seri tërmetesh shkatërruese që kanë goditur Shqipërinë duke plagosur dhjetëra njerëz dhe duke shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm në ndërtesa dhe infrastrukturë.

Përfaqësuesja e lartë iu uron të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejtë. Ajo gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Ndërsa kryeministri Rama anuloi udhëtimin e tij për në Nju Jork për javën ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të KB. Ai do të zëvendësohet nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj në darkën që përfaqësuesja e Lartë do të zhvillojë sot me krerët e Ballkanit Perëndimor.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT