Kronikë

Emri+Foto/ Policia greke në këmbë, 2-vjeçarja shqiptare zhduket pa lënë gjurmë


               Publikuar në : 21:20 - 22/09/19 Enno

Një vogëlushe 2-vjeçare me origjinë shqiptare raportohet e zhdukur. Ngjarja ka ndodhur në Pire të Greqisë, në lagjen “Paleo Faliro”.

Sipas mediave fqinje, vajza që rezulton e humbur identifikohet si Athina Hazizi, ndërsa mësohet se në për këtë rast janë vënë në dijeni autoritetet kufitare shqiptare, bullgare dhe maqedonase.

Ende nuk ka informacione nëse 2-vjeçarja ka humbur rastësisht apo e kanë rrëmbyer. Po ashtu, nuk është e qartë nëse gjendet brenda a jashtë kufirit grek.

Autoritetet greke u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dijeni që të njoftojnë nëse e shohin vogëlushen nga Shqipëria.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT