Sonila Meço dhe Blendi Fevziu dhanë shembujt se si mund ta kalosh tërmetin duke ruajtur qetësinë. Në një situatë të tillë, ata kanë qetësuar publikun dhe të ftuarit, duke u kërkuar që të mos panikosen. Por jo të gjithë moderatorët e kanë përjetuar kështu. Bora Zemani dhe binjakët Veshaj, sapo kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit kanë ikur me vrap nga skena.
“Është tërmet?” Shikoni çfarë i ndodh Sonila Meços LIVE në emision (VIDEO)
“E kemi kapur edhe ne një tërmet në studio! Nuk jemi aspak krenar për reagimin krahasuar me gjithë emisionet që e kanë përjetuar live, pooor gjithsesi jemi si shumica e videove të njerëzve të thjeshtë që dalin me vrap nga lokalet. Ruani qetësine njerëz, mos bëni si ne!’, shkruan Bora Zamani, bashkëngjitur videos së ndarë me ndjekësit në Instagram.