E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Makina humb kontrollin/ Vdes gruaja, bashkëshorti jashtë rrezikut

Pasditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Koplik-Dedaj, në vendin e quajtur “Ura e Zhajës”, fshati Zagorë. Për pasojë, ka humbur jetën një shtetase dhe është plagosur bashkëshorti i saj 65 vjeçar. Çifti Gjergj e Gjystina Durgaj, kanë qenë duke udhëtuar në mjetin tip Benz, kur drejtuesi i saj ka humbur kontrollin.

Për pasojë, automjeti sipas verifikimeve në terren të grupit hetimor, ka kryer disa rrokullisje. Goditjet e marra kanë qenë fatale për bashkëshorten pasagjere, e cila ka dalë nga automjeti gjatë rrokullisjes.

Ndërsa 65-vjeçari ka marrë disa plagë në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës. Ai ndodhet jashtë rreziku për jetën, megjithëse plagët e marra janë të shumta. Të paqarta mbeten shkaqet që kanë sjellë rrëshqitjen e mjetit. Dyshohet që ndikim të ketë patur lagështira, si pasojë e reshjeve që kanë shoqëruar qarkun Shkodër këto ditë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...