Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Ç’duhet të dini: Pyetje-përgjigje për Koronavirusin

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant

Çfarë është Koronavirusi?

Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje të tilla si: nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda siç është Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).

Nga vjen Koronavirusi?

Koronavirusi qarkullon në kafshë dhe disa prej Koronaviruseve kanë aftësinë të transmetohen nga kafshët tek njeriu. Tashmë është vërtetuar që Koronavirusi, i njohur si 2019 –nCoV, transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu.

Ky virus nuk është identifikuar më parë tek njerëzit dhe hetimet e para në Kinë nuk e kanë përcaktuar akoma burimin e shpërthimit epidemik; pra kemi të bëjmë me një situatë jo të zakonshme dhe të papritur.

Zyrtarët kinezë kanë ndaluar tregtimin e kafshëve të egra, pasi besohet se virusi e ka origjinën nga një treg që shiste mish gjitarësh si lakuriqë nate apo mace civet, që kanë qenë shkaktarë të virusit SARS, i cili shpërtheu në vitin 2003.

Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me Koronavirus?

Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Si mund ta mbroj veten nga Koronavirusi?

Koronavirusi shkakton simptoma tipike respiratore, kështu që rekomandohen:

• masa bazike të higjienës së duarve, siç është larja e duarve me ujë dhe sapun;

• higjiena respiratore, si psh. kur teshtini, përdorni bërrylin apo shami;

• shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo teshtimë;

• mënjanimet e kontakteve të panevojshme me kafshë të gjalla apo produktet e tyre dhe larja e duarve pas prekjes së tyre;

• aplikimi i praktikave të higjienës ushqimore. Sigurohuni që mishi është gatuar mire para se të konsumohet.

A ka vaksinë për këtë lloj të ri të Koronavirusit?

Kur një sëmundje është e re, nuk ka vaksinë për të dhe mund të duhet pak kohë derisa të prodhohet një vaksinë e re.

A ka trajtim për Koronavirusin?

Aktualisht nuk ka një trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga Koronavirusi. Megjithatë, shumë nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit.

Çfarë masash duhet të merren për të parandaluar Koronavirusin?

– Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli.

– Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart.

– Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë.

– Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit.

– Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë Koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët.

– Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi.

– Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në mbikëqyrje mjekësore.

Po gjatë udhëtimeve, çfarë duhet të bëjmë?

– Shmangni kontaktet e afërta me njerëzit të cilët kanë kollë dhe temperaturë.

– Pastroni duart sa më shpesh duke përdorur peceta me alkool ose ujë me sapun.

– Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.

Si paraqitet risku për Shqipërinë?

Bazuar në informacionin e deritanishëm mbi situatën ndërkombëtare, si dhe në mungesën e linjave ajrore direkte me Kinën rreziku për depërtimin e virusit në Shqipëri mbetet i ulët – teksa vendet e BE-së e kanë të moderuar. Gjithsesi, ky rrezik duhet të rishikohet brenda 10 ditëve.

Ku duhet të telefonojmë në rast se kemi simptoma si ethe, temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje?

Në rast të simptomave të mësipërme, telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

Burimi: Ministria e Shëndetësisë & Organizata Botërore e Shëndetësisë

Tags: duarkoronaviruspyetje pergjigjevaksine

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Next Post

'U dogj spitali zotni', pacientët me probleme të syve shtrohen tek Infektivi

Macron: Erdogan nuk e mbajti fjalën për konfliktin në Libi

“Jemi ca kokrra idiotësh, ne nuk i lëpihemi kurrë ndonjë kryetari partie”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com