Aktualitet

Aksident i rëndë, humb jetën këmbësorja


               Publikuar në : 20:01 - 29/01/20 M S

Një këmbësore ka humbur jetën në një aksident rrugor, në aksin Shkodër-Koplik. Mësohet se ka humbur jetën një grua, e cila ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një mjet, me shofer shtetasin me inicialet Gj.D, 65-vjeç.

Identiteti i saj nuk dihet ende, por në vendin e ngjarjes janë forcat e policisë, që po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

Po të njëjtat burime shtojnë se drejtuesi i mjetit, po dërgohet per ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT