Aktualitet

“Është tërmet?” Shikoni çfarë i ndodh Sonila Meços LIVE në emision (VIDEO)


               Publikuar në : 17:39 - 29/01/20 M S

Tërmeti me magnitudë 4.9 që goditi Shqipërinë, krijoi panik tek qytetarët. Lëkundjet janë ndjerë edhe në studion e emisionit “Tempora” në Ora News, ku publiku është larguar me vrap nga skena.

Por gazetarja Sonila Meço ka ruajtur qetësinë, e ndërkohë u ka kërkuar të pranishmëve në publik që të mos lëvizin, pasi kjo është këshilla më e mirë në këto raste.

“Është tërmet? Qetësi zonja, ju lutem qetësi, mos lëvizni ju lutem. Kjo është këshilla më e vlefshme, numër një që na japin në këto raste. Qetësi. Sa të marrim pak veten. Vetëm një moment”, thotë ajo.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT