Sot ka qënë një ditë plotë angazhime për presidentin Meta. Duke lënë pas pandeminë, të cilës duket se nuk i frikësohet, Kreu i Shtetit, ilir Meta ka nisur të praktikojë pasionin e tij. Sot ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social facebook, pamje nga vizita në piramidën e 17-të, në Shelegur të Kolonjës, pikë e cila ndan kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.
“Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë, të jep një kënaqësi të paparë.
Ju përshëndes nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë”, shkruan ai bashkëngjitur videos në fjalë.